×
gazi

Kompania greke e gazit DEPA dhe kompania ruse e energjisë "Gazprom" nënshkruan të mërkurën një marrëveshje për uljen e çmimit të gazit me 15% - marrëveshja në fjalë do të zbatohet për dërgesat e gazit që janë realizuar nga 1 korriku i vitit të kaluar, njoftoi Ministria greke e Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike.

Kriza në Ukrainë po vazhdon të eksitojë mendjet e fqinjëve të këtij vendi në rajonin e Evropës Lindore. Në mbrëmjen e 29 janarit në një "darkë pune" emergjente në Budapest u mblodhën kryeministrat e vendeve të Grupit të Vishegradit - respektivisht Viktor Orbán (Hungari), Donald Tusk (Poloni), Robert Fico (Sllovaki) dhe Bohuslav Sobotka (Republika Çeke). Në rendin e ditës të saj ishte vetëm një çështje - situata në Ukrainë.

Bota, Bashkimi Europian, gazi, Ukraina, ekonomia, Grupi i Vishegradit

Projekti i tubacionit të gazit natyror Trans Adriatic (Trans Adriatic Pipeline,TAP) mbushi plot 10 vjet. Punës për ndërtimin e tij kanë premtuar t’ia hyjnë aty nga viti 2015. Mjaft vende të BE-së shpresojnë shumë se ky projekt, në favor të të cilit bëri zgjedhjen e vet Konsorciumi "Shah Deniz", nuk do të përsërisë fatin e trishtueshëm të famëkeqit "Nabucco" dhe do të ndihmojë në uljen e çmimit të gazit.

Prodhimi i naftës në Rusi do të rritet në bazë të përfundimeve të vitit në vazhdim me 1.2% - deri në 523.2 milionë ton, eksportet e gazit rus në të njëjtin vit do të rriten me 8% - deri në 193 miliardë metra kub, njoftohet në raportin e Ministrisë së Energjetikës të Federatës Ruse.

Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës të Bullgarisë, Dragomir Stojnev, këto ditët e fundit ka deklaruar se tre vjet e gjysmë rreth projektit të tubacionit të gazit "Rryma Jugore" ("South Stream") në vendin e tij ka pasur vetëm zëra në qarkullin, ndërsa ai këmbëngul në mënyrë kategorike për realizimin e këtij projekti. Për shpejtimin e afateve të ndërtimit të tij bën thirrje edhe Ministri i Jashtëm i vendit Kristian Vigenin.

Parlamenti i Armenisë ratifikoi marrëveshjet ndërqeveritare me Rusinë për furnizimet e gazit natyror, pavarësisht protestave të opozitës.

"Gazprom-i" rus dhe kompania ukrainase "Naftogaz" nënshkruan një shtojcë në kontratën për furnizimin e gazit rus në Ukrainë, sipas së cilës çmimi i gazit do të jetë që këtej e tutje 268.5 $ për mijë metra kub.

Negociatat midis "Gazprom" dhe "Naftogaz i Ukrainës" deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat, njofton Kreu i kompanisë ruse, Aleksei Miller. 

"Gazprom" llogariti se kërkesat e Evropës për gaz të importuar do të rriten deri në 145 miliardë metra kub deri në vitin 2025, ndërkohë që deri në vitin 2035 - në 185 miliardë metra kub. 

Përfaqësuesi zyrtar i kompanisë monopoliste ruse të gazit "Gazprom" Sergei Kuprijanov deklaroi se nuk po përgatitet asnjë ndryshim në kontratat e gazit me Ukrainën.

Ukraina ka marrë pëlqimin e Rusisë për rishikimin e kontratës për furnizimet me gaz, të cilën Kievi e konsideron si të njëanshme e me kushte jashtëzakonisht të pafavorshme për të, deklaroi Kryeministri ukrainas, Nikollai Azarov, në një intervistë për kanalin televiziv ukrainas ICTV, e cila u transmetua të dielën në mbrëmje.

Kompania Kombëtare iraniane e Gazit (NIGC) me një borxh prej 100 trilionë rijal (4 miliardë $) shpalli falimentimin e saj. Këtë lajm Drejtori i Përgjithshëm i NIGC Hamid Reza Araghi ia përcolli agjencisë së lajmeve Mehr.

Deri në fund të vitit 2013 Ukraina planifikon t’i paguajë borxhin e gazit Rusisë, njoftoi Ministri i Energjetikës dhe Industrisë së qymyrit të vendit, Eduard Stavickij.

Në vendet e BE-së çmimet e gazit u rritën deri në maksimumin e 7-mujorit për shkak të pritjeve të ardhjes së motit të ftohtë në Europën Perëndimore dhe Europën Qendrore në ditët e ardhshme.

Ndërprerja e blerjeve të gazit rus nga Ukraina mund të shkaktojë probleme me kalimin tranzit të gazit në Europë gjatë periudhës së dimrit, mendon Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurisë Energjetike Kombëtare të Rusisë, Aleksei Grivaç.

Rusia dhe Serbia planifikojnë të ndërtojnë një degë të gazsjellësit kryesor "Rryma Jugore" (ang. "South Stream") në Kosovë, njoftoi ditën e hënë shërbimi për shtyp i qeverisë së Serbisë pas bisedimeve të Kryeministrit të vendit, Ivica Daçiç, me Kreun e kompanisë ruse "Gazprom", Aleksei Miller.

"Naftogaz i Ukrainës" ndërpreu blerjen e gazit nga kompania ruse "Gazprom".

Ukraina deri në vitin 2020 llogarit të plotësojë totalisht nevojat e saj për gaz natyror, njoftoi Presidenti i vendit, Viktor Janukoviç.

Sekretar i ri i Përgjithshëm i Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit - (FVEG, i njohur edhe si "OPEC-u i gazit") u zgjodh ish-Kreu i Bankës Qendrore të Iranit, Mohammad Hossein Adeli.

Mediat ukrainase kanë informuar opinionin publik në lidhje me suksesin e fundit të Kievit në luftën e tij për pavarësi nga gazi rus. Pas dështimit të përpjekjeve për ta marrë gazin me anë të "furnizimeve reverse" nëpërmjet Polonisë për shkak të kostos jashtëzakonisht të lartë, qeveria e Ukrainës i vuri vetes si qëllim ingranimin e vendit me "Korridorin Adriatik të Gazit" me shpresën e gjetjes së gazit më të lirë nga drejtimi ballkanik. Por këto ëndrra nuk është e thënë të gjejnë mishërim në jetë.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30