×
SHBA, Janar 2014

Studentët amerikanë kanë krijuar një libër të aftë për të reaguar ndaj emocioneve të lexuesit dhe për të riprodhuar pjesërisht situatën në të cilën gjendet protagonisti i veprës.

Ekspertët e Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara pas takimit dypalësh në Gjenevë ranë dakord për të rritur presionin mbi delegacionet e qeverisë dhe opozitës të Sirisë, njoftoi të mërkurën një burim diplomatik në Gjenevë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në një mënyrë të ashpër dhe krejtësisht të qartë paralajmëroi Shtetet e Bashkuara që të përmbahen nga aktivitetet e mëtejshme të spiunimit (spyware) të shërbimeve të fshehta amerikane, që kontrollojnë të dhënat personale të qytetarëve.

Violina e punuar nga duart e mjeshtrit të famshëm italian Antonio Stradivari në vitin 1715 u rrëmbye në qytetin amerikan Milwaukee të shtetit federal Wisconsin.

Nënpresidenti i SHBA-së Joe Biden kërkoi nga Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç që të heqë dorë nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në vend dhe të tërheqë forcat speciale nga rrugët e Kievit. Vetë Presidenti ukrainas anuloi tashmë paketën e "ligjeve të 16 janarit" dhe shpalli amnistinë për pjesëmarrësit e trazirave në rrugë. Në sfondin e përshkallëzimit të krizës politike në të gjithë vendin mbi dorëheqjen e vet deklaroi Kryeministri ukrainas, Mykola Azarov.

Hakerët kanë sulmuar faqet e Internetit të gjykatave federale të SHBA-së, sistemin e qasjes publike në dokumentet elektronike gjyqësore (PACER) si dhe sistemin e paraqitjes së padive elektronike.

Bota, SHBA, gjykata, haker, sulm kibernetik

Autoritetet amerikane i kanë paguar 15 milionë $ Polonisë për vendosjen në territorin e saj të burgut sekret të CIA-s, njoftojnë mediat amerikane, duke cituar një ish agjent të zbulimit, i cili nuk pranoi të bëjë të ditur emrin e tij.

Moska paralajmëron SHBA-në kundër ndërhyrjes në ngjarjet në Ukrainë, deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov në një intervistë me televizionin rus.

Moska, me sa duket nga të gjitha, është pranë përfundimit të përgatitjes së vizitës së Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Iran. Gjithsesi, sipas burimeve të mirëinformuara ruse dhe iraniane, udhëtimi i tij do të realizohet në të ardhmen e parashikueshme. Me shumë gjasa, vizita do të bëhet pas Olimpiadës Dimërore në Soçi. Ajo do të zgjasë nga 7 deri më 23 shkurt.

Moska do të bëjë çdo përpjekje të mundshme për lirimin e të burgosurit rus nga burgu special amerikan në Guantanamo, deklaroi Komisioneri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, Konstantin Dollgov, pas takimit me të ngujuarin rus të këtij burgu Ravil Mingazov.

Ish-oficeri i zbulimit amerikan, Edward Snowden, e la të dashurën e tij kërcimtare striptize, Lindsay Mills, "në mëshirë të fatit", njoftojnë mediat duke cituar një deklaratë të bërë nga babai i vajzës, Jonathan Mills.

Presidenti amerikan Barack Obama ka ndaluar survejimin e dhjetra udhëheqësve të vendeve të huaja, të cilat Uashingtoni i konsideron aleate.

Arnold Schwarzenegger u bë personazhi kryesor i një reklame birre për një honorar prej 3 milionë dollarësh. Xhirimet e saj u realizuan në Japoni.

Delegacioni rus, i kryesuar nga i Autorizuari për të drejtat e njeriut i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Konstantin Dollgov (Konstantin Dolgov), sot do të vizitojë burgun special amerikan në Gjirin e Guantanamos.

Amerikani 44-vjeçar Alaric Hunt, i cili është duke kryer dënimin në një burg të sigurisë maksimale në Karolinën e Jugut për vrasje, mori çmimim letrar The Private Eye Writers of America për romanin detektiv "Cuts Through Bone".

Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e paralajmëruan opozitën siriane në lidhje me ndërprerjen e mundshme të mbështetjes në qoftë se grupi i saj kryesor - Koalicioni Kombëtar Sirian - nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Gjenevë javën e ardhshme.

Aktorja amerikane, tre herë fituese e Çmimit "Oscar", Meryl Streep doli me një fjalim të ashpër kundër Walt Disney.

Bota, SHBA, aktor, Oscar, akuzë, Walt Disney

Ish-oficeri i zbulimit amerikan Edward Snowden ka përvetësuar rreth 1.7 milionë skedarë (files), të cilët janë të lidhur me operacionet e zbulimit të forcave të armatosura të SHBA-së.

Nju Jork do të bëhet shteti i 21-të i SHBA-së që legalizoi përdorimin e marihuanës për qëllime mjekësore.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
11
12
13
15
16
19
21
22
23
26