×
SHBA, 2014

Qarqet perëndimore të shtetit të Floridës iu nënshtruan një dyndjeje masive të hardhucave të mëdha të familjes Tupinambis teguixin, areali i përhapjes së të cilave kanë qenë gjithmonë vendet e Amerikës Latine.

Shërbimi Postar i SHBA-së (US Postal Service) së shpejti do të krijojë një pullë postare dedikuar themeluesit të Apple, Steve Jobs. Ajo do të dalë në qarkullim vitin e ardhshëm, pra në 2015.

Presidenti amerikan Barack Obama i telefonoi homologut të tij rus Vladimir Putin "për të diskutuar çështjet aktuale të axhendës dypalëshe dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe situatën në Ukrainë", njofton shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Qeveria e SHBA-së ka paralajmëruar kompanitë ajrore amerikane dhe të huaja në lidhje me kërcënimin e përpjekjeve për realizimin e një sulmi terrorist me përdorimin e eksplozivit të fshehur në këpucët e ndonjë pasagjeri.

Me porosi të Departamentit amerikan të Mbrojtjes shkencëtarët kanë sajuar një pizza që mbetet e ngrënshëm për tre vjet. Ushtarët e kanë zgjedhur vetë pizza në racionit e tyre të përditshëm ushqimor, dhe pas kësaj studiuesit u detyruan të vrasin mendjen për përsosjen e këtij produkti.

Inxhinierët amerikanë kanë krijuar disa robotë të veçantë - "termite", të cilët janë në gjendje për të ndërtuar konstruksione relativisht të mëdha dhe komplekse pa vizatime, skica dhe plane.

Ish-kongresmeni amerikan Ron Paul u bëri thirrje qytetarëve që të nënshkruajnë peticionin e postuar në faqen e tij zyrtare me kërkesën për faljen e ish-agjentit të CIA-s Edward Snowden, i cili i transferoi mediave dokumentet e klasifikuara rreth programeve të mbikëqyrjes të shërbimeve të inteligjencës amerikane dhe britanike.

Zyrtarët sportivë amerikanë kanë shprehur admirimin e vet përkatësisht organizimit dhe zhvillimit të Lojrave Olimpike në Soçi. Falenderimin për mikpritjen e ngrohtë ata ia kanë shprehur personalisht Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin, i cili vizitoi të premten Shtëpinë amerikane në Parkun Olimpik.

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan, u bënë filantropët më bujarë të SHBA-së në vitin 2013, sipas versionit të revistës "Chronicle of Philanthropy".

Pentagoni është duke zhvilluar një sensor (mikroçip) për implantim në tru me qëllim të rivendosjes së kujtesës pas traumave dhe dëmtimeve në kokë, njoftojnë mediat.

Presidenti amerikan Barack Obama nuk i quan aspak "të ftohta" marrëdhëniet e tij me Presidentin rus Vladimir Putin. Për këtë ai tregoi në intervistën e vet me gazetarët televizivë amerikanë.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar të SHBA-së, James Clapper, tha se ish-oficeri i Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurisë Edward Snowden i ka shkaktuar ndoshta dëmin më të madh shërbimeve të inteligjencës të SHBA-së në gjithë historinë e aktiviteteve të tyre.

Kongresi i SHBA-së ka reduktuar programin e "tollonave ushqimorë" - një nga instrumentet më të famshme të mbështetjes së të varfërve në vend - me rreth 800 milionë dollarë në vit.

Imazhi demokratik i SHBA-së është zvetënuar dukshëm, në veçanti, në mesin e shumë evropianëve, mendon Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse Aleksei Pushkov (Alexey Pushkov).

Agjencia Amerikane për Siguri Kombëtare (NSA) mund të ketë përgjuar telefononin e ish-Kancelarit gjerman Gerhard Shrëder në kohën kur ai mbante postin e kryeministrit.

Personi i parë, që ka arritur të fitojë 50 milionë abonentë në Twitter, u bë këngëtarja amerikane Katy Perry. Rekordi i mëparshëm i përkiste këngëtarit Justin Bieber - në qershor të vitit 2013 ai kishte 40 milionë abonentë.

Pentagoni, në kuadër të programit të ndërtimit me etapa të sistemit të përshtatur të mbrojtjes antiraket, filloi vendosjen në Evropë të shkatërruesve (destroyers) të pajisur me sistemin e mbrojtjes antiraket "Aegis", njoftoi gjatë fjalës së marrë të shtunën në Konferencën e sigurisë në Munih Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel.

Presidenti amerikan Barack Obama të premten, në një intervistë me gazetarët e televizionit amerikan, duke iu përgjigjur pyetjes - nëse do t’u këshillonte ai miqve të vet më të ngushtë për të shkuar në Lojrat Olimpike Dimërore - u përgjigj si vijon: "Unë do t’u thoja atyre se Soçi është vend krejtësisht i parrezikshëm".

Rusia mund të tërhiqet nga Traktati për shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO apo START), nëse SHBA-ja do të vazhdojë të zhvillojë sistemin e vet të mbrojtjes antiraketë, deklaroi Drejtori i Departamentit të Sigurisë dhe Çarmatimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, Mihaill Uljanov (Mikhail Ulyanov).

Studentët amerikanë kanë krijuar një libër të aftë për të reaguar ndaj emocioneve të lexuesit dhe për të riprodhuar pjesërisht situatën në të cilën gjendet protagonisti i veprës.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
11
12
13
15
16
19
21
22
23
26