×
SHBA, 11 dhjetor 2013

Moska do të përgatisë një përgjigje adekuate në rast të zgjerimit nga autoritetet amerikane të "Listës së Magnickit", - kështu e komentoi Komisioneri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për çështjet e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, Konstantin Dollgov, deklaratën e Ambasadorit të SHBA-së në Rusi, Michael McFaul, se përpara fundit të vitit 2013 Uashingtoni mund të marrë vendimin për zgjerimin e "Listës së Magnickit".

Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga plani për krijimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat në Evropë, pavarësisht perspektivave të zgjidhjes së çështjes bërthamore të Iranit. Barack Obama shprehu dyshim në lidhje me sinqeritetin e iranianëve.

Tentativa për grusht shteti në Ukrainë dështoi. Për herë të parë, që nga momenti i presidencës së vet, Viktor Janukoviç rreshti së kërkuari kompromise të gjera dhe ia besoi zgjidhjen e problemit "gardës së vjetër" të tij, duke hedhur poshtë variantin e kapitullimit, të cilin përpiqej t’ia impononte atij me këmbëngulje të madhe krahu pro-perëndimor në rrethin e presidentit. Rezultati i ka tejkaluar të gjitha parashikimet.

Veprimet e autoriteteve në Kiev, të ndërmarra kundër demonstruesve, kanë shkaktuar reagime negative të administratës amerikane.

Partia e fundit e uraniumit të pasuruar rus nga mbushjet e demontuara bërthamore, e destinuar për konvertim në karburant për centralet bërthamore, mbërriti në qytetin amerikan të Baltimore.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
4
7
8
9
14
15
19
21
22
28
29
30