×
SHBA, 25 tetor 2013

Udhëheqësit evropianë janë tani tepër të indinjuar nga veprimet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të SHBA-së dhe kërkojnë marrjen e masave. Por që në 11 korrik të vitit 2001 Parlamenti Evropian pat publikuar ​​një raport mbi rrjetin e spiunazhit ECHELON dhe pasojat e trishtueshme të funksionimit të tij për popullsinë dhe bizneset në Evropë.

Njeriu, i cili ditën e premte kapi 3 pengje në një farmaci në qytetin amerikan Belmont të shtetit North Carolina, u arrestua nga policia.

Irani deklaroi mbi pezullimin prej tij të pasurimit të uraniumit deri në 20%, çka ishte një nga kërkesat kryesore të komunitetit ndërkombëtar ndaj programit bërthamor të Iranit. Ekspertët perëndimorë po vrasin mendjen në përpjekje për të kuptuar se çfarë qëndron pas kësaj deklarate. Sipas mendimit të optimistëve, një gjest i tillë demonstron aspiratat paqësore të Presidentit të ri iranian Hassan Rouhani.

Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës thirri ditën e premte Ambasadorin amerikan në Madrid, James Costos, në lidhje me skandalin me të dhënat e reja mbi përgjimin nga ana e shërbimeve amerikane të zbulimit të bisedave telefonike të qytetarëve evropianë.

Parlamenti Evropian do të dërgojë në SHBA një grup deputetësh për të marrë të dhënat e nevojshme mbi përgjimin e mundshëm nga ana e shërbimeve sekrete amerikane të telefonave celularë të politikanëve kryesorë të BE-së.

Njoftimet në lidhje me faktin se ish-bashkëpunëtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Edward Snowden, zotëron materiale mbi operacionet e zbulimit të SHBA-së kundër Rusisë, nuk do të ndikojë në kontaktet ruso-amerikane, shprehet i bindur për këtë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Vdekja e një adoleshenti 13-vjeçar si rezultat i veprimeve të policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën në vetvete një sinjal rreziku për problemet serioze në sistemin gjyqësor amerikan, mendon Ombudsmeni i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për të Drejtat e Njeriut, Konstantin Dollgov.

Një njeri i armatosur mori peng disa persona në një farmaci në qytetin amerikan të Belmont, North Carolina, njoftoi kanali televiziv CBS.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së ka përgjuar bisedat telefonike të anëtarëve të Qeverisë spanjolle, duke përfshirë Kryeministrin Mariano Rajoy, njoftoi gazeta El Pais.

Ministria e Drejtësisë ka dërguar një kërkesë të dytë për ekstradimin e pilotit rus Konstantin Jaroshenko, i cili është dënuar në SHBA me 20 vjet burg, njoftoi Ombudsmeni i Ministrisë ruse të Punëve Jashtme për të Drejtat e Njeriut, Konstantin Dollgov.

Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore ruse për Çështjet Ndërkombëtare Aleksei Pushkov beson se asnjë vend tjetër përveç Shteteve të Bashkuara nuk merret me spiunazh në shkallë botërore.

Ish-agjenti i CIA-s Edward Snowden mori me vete dhjetra mijëra dokumente, duke përfshirë edhe ato që lidhen me programet e mbledhjes së informacionit të fshehtë nga Rusia, Irani dhe Kina, njoftoi gazeta "The Washington Post".

Skandali mbi përgjimin e bisedave telefonike të politikanëve europianë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së prishi axhendën e përgatitur të samitit të BE-së, i cili u hap të enjten në mbrëmje.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
5
6
12
13
19
20
26
27