×
SHBA, Tetor 2013

Sistemi i ri i Mbrojtës antiraket, mbi krijimin e të cilit aktualisht po punon Japonia së bashku me SHBA-në, përmban natyrë thjesht mbrojtëse, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, Fumio Kishida, përpara takimit të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtme të Rusisë dhe Japonisë të formatit "dy plus dy".

Koncerni amerikan i prodhimit të avionëve Boeing nënshkroi me kompaninë koreano-jugore Korea Air një memorandum mirëkuptimi, në bazë të të cilit planifikohet konvertimi i helikopterëve të patrullimit MD 500 në aparate fluturues pa pilot.

Vlerësimi për Presidentin amerikan Barack Obama arriti një nivel të ulët rekord. 

Departamenti i Kërkimeve të Avancuara i Pentagonit nënshkroi me kompanitë amerikane Northrop Grumman dhe Lockheed Martin kontrata për zhvillimin e sistemeve lazer të vetëmbrojtjes për avionët pa pilot.

Autoritetet amerikane kanë siguruar Sekretariatin e OKB-së se shërbimet amerikane të zbulimit nuk monitorojnë dhe nuk do të kryejnë mbikëqyrjen e kanaleve të komunikimit të kësaj organizate botërore.

Një shpërthim i fuqishëm gjëmoi sot pranë Ambasadës së SHBA-së në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Në qytetin Picayune (Mississippi) banorët lokalë vunë re një kafshë të pazakonshme, e cila disave u ngjasoi me çupakabrën legjendare.

Amerikanët nuk kanë ndërmend të krijojnë një botë pa armë bërthamore, për të cilën ka folur Barack Obama, deklaroi në transmetim të drejtpërdrejtë në On Air-in e "Zërit të Rusisë" Anëtari-korrespondent i Akademisë ruse të Shkencave të Natyrës, Kreu i grupit të këshilltarëve të Drejtorit të Institutit rus të Kërkimeve Strategjike, Vladimir Kozin.

Dislokimi i sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket në Rumani ka për Rusinë më shumë rëndësi politike se sa ushtarake. Kompleksi në territorin e Rumanisë destinohet të unifikojë instalimet antiraketore të disa vendeve europiane, duke përfshirë Republikën Çeke, Turqinë, Holandën dhe Spanjën.

Një burrë në shtetin amerikan të North Carolina qëlloi për vdekje pesë persona dhe më pas vrau veten.

Në Sheshin e njohur njujorkez Times Square u bë prezantimi i Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi, para fillimit të të cilave kanë mbetur vetëm 100 ditë.

Zëvendëskryeministri i Greqisë, Kryetari i Këshillit të Shtetit për Marrëdhëniet e Jashtme dhe të Mbrojtjes, Teodoros Pangalos, deklaroi se shërbimet sekrete greke kanë përgjuar ambasadorët amerikanë në Athinë dhe Ankara.

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri publike një pjesë të re të dokumenteve, të cilat kanë të bëjnë me përgjimin e të dhënave të telekomunikacionit të qytetarëve amerikanë.

Në SHBA, natën e 28 tetorit duke u gdhirë data 29, u lëshua në ujë "shkatërruesi (destroyer) i parë amerikan i së ardhmes", të cilit planifikohet t’i vihet emri "Zumwalt".

Në shtetin amerikan të Texas-it një burrë i mbijetoi goditjes së dyfishtë të rrufesë. Casey Wagner dhe miqtë e tij i zuri një stuhi e fortë në rrugë që i detyroi të strehoheshin nën një pemë.

Kreu i Komitetit të Senatit të SHBA-së për Zbulimin, Dianne Feinstein, bëri thirrje për një rishikim të gjerë të operacioneve të zbulimit, të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara.

Në Iran filloi pranimi i punëve për konkursin artistik "Marg bar Amrika" ("Vdekje Amerikës"), pjesëmarrësit e të cilit do të konkurrojnë për demonizimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Administrata e Presidentit të SHBA-së Barack Obama nuk mund të mos ketë qenë në dijeni të përgjimit nga shërbimet e zbulimit të telefonit të Angela Merkel, mendon Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për çështjet ndërkombëtare, Aleksei Pushkov.

Skandali me spiunazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër aleatëve të tyre më të ngushtë, Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez François Hollande, po vjen duke u "pasuruar" me detaje të reja. Deri në fillim të kësaj jave u bë e qartë se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) e SHBA-së ka përgjuar bisedat telefonike të Kancelares gjermane nga viti 2002 e deri në verën e këtij viti.

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA) përgënjeshtroi njoftimet e mediave gjermane se Barack Obama ka qenë në dijeni të përgjimit të telefonit të Angela Merkel që nga viti 2010.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
5
6
12
13
19
20
26
27