×
SHBA, 24 shtator 2013

Ish-agjenti i shërbimeve amerikane të zbulimit Edward Snowden, i cili mori azilin e përkohshëm në Rusi, po mëson gjuhën ruse dhe pret ardhjen e prindërve të vet, njoftoi avokati i tij Anatoli Kuçerena, i cili përfaqëson interesat e Edward Snowden.

Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi në një takim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se e ka lënë duhanin, sepse ka frikë nga gruaja e tij.

Ndër personat që sulmuan qendrën tregtare në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, kishte dhe shtetas të SHBA-së, njoftoi gazeta "The Washington Post", duke cituar fjalët e Ministres së Punëve të Jashtme të Kenias, Amina Mohamed.

Gjuajtësit e Forcave Ushtarake Ajrore amerikane "F-16" neutralizuan dhe detyruan të uleshin në një nga aeroportet tre avionë të vegjël që iu afruan hapësirës ajrore mbi New York, në të cilën përkohësisht janë ndaluar fluturimet.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29