×
SHBA, 18 shtator 2013

Rrjetit social më i madh Facebook ka humbur rreth 11 milionë përdorues. Nëntë milionë njerëz në SHBA dhe dy milionë në Britaninë e Madhe fshinë llogaritë e tyre.

Në shtetin amerikan të Texas-it një qen plagosi aksidentalisht pronaren e tij. Gruaja 78-vjeçare i rrëfeu policisë se ajo zakonisht shikon televizor të shtunën, duke mbajtur jo shumë larg vetes një armë gjahu, dhe kur qeni aksidentalisht e rrëzoi atë nga arma pati një të shtënë.

Katër senatorë amerikanë i bënë thirrje administratës amerikane që të vendosë sanksione kundër bankave më të mëdha ruse, të cilat sipas pretendimit të tyre, ndihmojnë në financimin e aktiviteteve të autoriteteve siriane.

Aparati eksperimental fluturues pa pilot "Phantom Eye", i zhvilluar nga kompania amerikane "Boeing" për ushtarakët, realizoi fluturimin e 5-të të provës, njoftojnë ditën e mërkurë mediat lokale.

Bisedimet mbi fatin e mëtejshëm të Sirisë nuk kanë përfunduar ende. Që do të thotë - ekziston ende mundësia e një sulmi ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Uashington deklarojnë drejtpërdrejt se shkelja nga ana e Damaskut e vendimeve në lidhje me transferimin nën kontrollin ndërkombëtar të armëve kimike do të çojë në mënyrë të pashmangshme drejt skenarit ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Chuck Hagel, ka ndërmend të zhvillojë kontrollimin e sistemit të sigurisë në objektet ushtarake amerikane në mbarë botën.

Uashingtoni ende synon të arrijë largimin e Bashar Al-Assad nga posti i Presidentit të Sirisë, pasi pa këtë lufta civile në Republikën Arabe të Sirisë nuk mund të përfundojë, deklaroi Presidenti i SHBA-së Barack Obama për kompaninë televizive në gjuhën spanjolle "Telemundo".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29