×
SHBA, 11 shtator 2013

Pas publikimit të provave bindëse të pafajësisë së Bashar Al-Assad në lidhje me sulmet kimike Barack Obama është i detyruar të dëgjojë propozimin e Rusisë për sa i përket transferimit të armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar. Barack Obama shprehu gatishmërinë e tij për të pritur rezultatin e hetimit të OKB-së dhe i kërkoi Kongresit të shtyjë votimin mbi këtë çështje. Megjithatë, ai nuk ka ndryshuar mendim: "goditja ndaj Sirisë i përgjigjet interesave kombëtare të SHBA-së". Për këtë Barack Obama deklaroi në fjalimin e tij drejtuar popullit amerikan.

Ish-agjenti i shërbimeve amerikane të zbulimit, Edward Snowden, mund të bëhet fituesi i Çmimit të Parlamentit Evropian me emrin e Saharovit "Për lirinë e mendimit" për vitin 2013.

Duma Shtetërore miratoi sot një deklaratë "Mbi përshkallëzimin e situatës përreth Sirisë", në të cilën i bëhet thirrje Kongresit të SHBA-së të mos lejojë agresionin e jashtëm ushtarak në Republikën Arabe të Sirisë dhe mbështetet nisma e Rusisë për transferimin e armës kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar.

Përfaqësuesi i Koalicionit Kombëtar të Forcave Revolucionare dhe Opozitare siriane Samir Nashar u tha gazetarëve: "Ne jemi të zhgënjyer nga vonesa e nisjes së sulmit që ka ardhur si pasojë e ndryshimit të qëndrimit të SHBA-së, si dhe nga marrëveshjet në kurriz të opozitës siriane".

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i bëri thirrje Damaskut të shfrytëzojë rastin dhe të ndihmojë në dorëzimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar.

Duket fare qartë se Presidenti amerikan Barack Obama po shfaq shenja nervozizmi para ndërhyrjes së mundshme ushtarake në Siri. Në këtë përfundim arriti politologu spanjoll me shumë autoritet Paris Alvarez Martin.

Përfaqësuesi i Koalicionit Kombëtar të Forcave Opozitare dhe Revolucionare të Sirisë Khalid Saleh njoftoi gjatë një konference për shtyp në Uashington se Shtetet e Bashkuara kanë filluar dërgesat e disa llojeve të armëve për trupat e opozitës siriane.

Populli i shumëvuajtur sirian ka një shans, për të shmangur agresionin ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte deklarata e parlamentarëve rusë në hapjen e sesionit të vjeshtës të Dumës Shtetërore ruse. Të gjitha fraksionet e dhomës së ulët të parlamentit, duke përfshirë edhe ato opozitare, mbështetën iniciativën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov mbi transferimin e armëve kimike në Siri nën kontrollin ndërkombëtar.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29