×
SHBA, 4 shtator 2013

Ish-Kandidati për president i SHBA-së nga Partia Republikane, Senatori nga Arizona John McCain, gjatë seancës dëgjimore mbi çështjen lidhur me goditjen e mundshme ushtarake të Sirisë po luante poker me iPhone e tij.

Princesha Diana, e cila humbi jetën në një aksident automobilistik 16 vjet më parë, kryesoi listën e personazheve të famshëm, të cilët banorët e SHBA-së do të dëshironin të ringjallnin. Rejtingu i pazakontë u përpilua nga revista "Vanity Fair", duke u bazuar në intervistimin e një mijë amerikanëve.

 

Moska propozon diskutimin e situatës së tensionuar rreth Sirisë në samitin e "Njëzetëshes së Madhe". Këtë e dekalroi Presidenti rus Putin në një intervistë për "Pervij Kanal" (Kanali i Parë) të radiotelevizionit rus dhe agjencinë amerikane të lajmeve AP (Associated Press).

Vendimi i Presidentit amerikan Barack Obama për nisjen e një sulmi ushtarak kundër Sirisë "nuk ka kuptim" dhe vetëm do të shkaktonte vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm, paralajmëroi të martën Përfaqësuesi i Përhershëm i Sirisë në OKB Bashar Jaafari.

"Manjaku i Cleveland" Ariel Castro u gjet i varur në qelinë e tij të burgut. Castro mbahej i izoluar i vetëm në qeli në burgun e qytetit të Orient në shtetin e Ohio.

Të martën (3 shtator) në Detin Mesdhe u lëshuan raketa. Kjo ishte pjesë e stërvitjeve amerikano-izraelite për testimin e sistemit të mbrojtjes antiraket. Manovrat ishin madhështore, por raketat nuk ishin balistike. Ekspertët e lidhin zhvillimin e stërvitjeve me pergatitjen e një operacioni ushtarak në Siri, si dhe me qëllimin për të verifikuar mjetet ruse të monitorimit.

Në një takim me gazetarët e agjencisë së lajmeve Associated Press dhe të kanalit televiziv rus "Pervij Kanal" ("Первый Канал") të mërkurën më 4 shtaor, Presidenti rus tha se përkundër mosmarrveshjeve që lindin, marrëdhëniet e shërbimeve të zbulimit të Rusisë dhe SHBA-së po zhvillohen me sukses.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29