×
SHBA, 2 shtator 2013

Hakerët e "Ushtrisë elektronike siriane" thyen sot faqen e Internetit të trupave të Marinës së SHBA-së marines.com dhe postuan në faqen e saj kryesore një njoftim të shkruar në emër të ushtarakëve të ushtrisë siriane, të cilët e quajnë veten vëllezër të ushtarëve amerikanë.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së ka përgjuar bisedat telefonike dhe ka survejuar letrat e postës elektronike (ang. e-mail) të Presidentes së Brazilit, Dilma Rousseff, dhe homologut të saj meksikan, Enrique Peña Nieto.

Siria është plotësisht e aftë të përballojë çdo agresion të jashtëm. Me një deklaratë të tillë doli Kryetari i shtetit sirian Bashar Al-Assad në përgjigje të planit të Presidentit amerikan Barack Obama për të ndërmarrë operacionin ushtarak në Siri. Obama ka një javë kohë për të bindur Kongresin që të mbështesë vendimin e tij dhe për të gjetur aleatë. Ekspertët rusë e quajnë një metodë të tillë të zgjidhjes së krizës siriane "me të meta".

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i dërgoi një letër Presidentit të SHBA-së Barack Obama, duke u përpjekur ta bindë atë të heqë dorë nga ndërhyrja ushtarake në konfliktin sirian.

Veprimet e SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut në Lindjen e Largët nuk i përgjigjen shkallës së rrezikut kërcënues që vjen nga Koreja e Veriut, deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

 

Militantët e Lëvizjes "Taleban" sulmuan një bazë ushtarake amerikane në Afganistanin lindor, pranë kufirit me Pakistanin.

Aeroplanmbajtësja amerikane "Nimitz" filloi zhvendosjen e vet nga Deti Arabik për në Detin e Kuq, në mënyrë që të jetë sa më afër kufirit të Sirisë. Aeroplanmbajtësja në fjalë shoqërohet nga një kryqëzor dhe katër shkatërrues (destroyers).

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29