×
SHBA, 29 gusht 2013

Më 29 gusht Komandanti i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit, Mohammad Ali Jafari, bëri një tjetër paralajmërim.

Në Siri janë ndërthurur interesat kontradiktore të lojtarëve kryesorë gjeopolitikë botërorë dhe rajonalë. Tentimi për ta zgjidhur problemin me raketat kruz "Tomahok" ("Tomahawk") nuk do ta ndihmojë kurrsesi Perëndimin për të arritur qëllimet e veta.

Të mërkurën SHBA-ja lëshoi raketëmbajtësen e rëndë "Delta-4" me një satelit zbulues.

Gazeta britanike "The Guardian" njoftoi, duke cituar një oficer të paidentifikuar të ushtrisë siriane, se Forcat Ushtarake Ajrore të Assad-it po përgatiten të përdorin pilotët kamikaze, të cilët do të hedhin në erë avionët e tyre bombë duke u përplasur me objektivat ushtarake amerikane.

Projekt-rezoluta britanike për Sirinë, e cila lejon fillimin e operacionit ushtarak kundër forcave të Bashar Al-Assad, u është dërguar qeverive të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shqyrtim. Moska ka konfirmuar marrjen e saj. Në prag projekt-rezoluta në fjalë u diskutua në takimin me dyer të mbyllura të përfaqësuesve të pesë anëtarëve kyç të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, por nuk gjeti mbështetje nga të gjithë - Rusia dhe Kina kundërshtojnë në mënyrë kategorike përdorimin e forcës.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi të mërkurën në lidhje me koinçidencën në kohë të planeve, që dyshohet të kishin për qëllim vrasjen e tij, dhe pushtimit amerikan të Sirisë.

Aeroplanmbajtësja amerikane "Nimitz" vazhdon të kryejë detyrat e veta luftarake në Oqeanin Indian, pavarësisht mbërritjes së aeroplanmbajtëses "Harry Truman", e cila duhej ta zëvendësonte atë në përputhje me planin e rotacionit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31