×
SHBA, 14 gusht 2013

Deklarata e Zëvendësdrejtorit të parë të CIA-s, Michael Morell, se rënia e regjimit të Bashar Al-Assadit mund të bëhet një kërcënim shumë i madh për sigurinë e SHBA-së, shkaktoi efektin e shpërthimit të një bombe. Pakkush mund të priste që përfaqësuesi i shërbimeve amerikane të zbulimit të pranonte se e ardhmja më e mundshme për Sirinë pa Assadin - do të jetë jo një shtet demokratik, i projektuar (i prerë) sipas kallëpeve të modeleve perëndimore, por më tepër një epiqendër e terrorizmit ndërkombëtar islamik.

Avioni i mallrave "Airbus 300", në pronësi të kompanisë amerikane të dërgimit të shpejtë të mallrave UPS, u rrëzua të mërkurën gjatë uljes në afërsi të aeroportit të qytetit të Birmingham në shtetin e Alabamës.

Ish-bashkëpunëtori i CIA-s Edward Snowden është i bindur se Agjencia e Sigurimit Kombëtar e SHBA-së (National Security Agency, NSA) ka mbajtur nën survejim gazetarët, të cilët mbanin një qëndrim kritik ndaj veprimeve të autoriteteve pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, shkroi të mërkurën botimi "New York Times Magazine".

 

Kompania e naftës BP (British Petroleum) ka ngritur një padi kundër qeverisë amerikane në Gjykatën e Qarkut në Teksas.

Situata e krijuar me Edward Snowden nuk ka ndikuar në rrjedhën e negociatave mes Rusisë dhe SHBA-së për çështjen e Mbrojtjes antiraket (MAR), deklaroi për gazetarët ditën e mërkurë Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Anatoli Antonov.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31