×
SHBA, 9 gusht 2013

SHBA-ja po ndryshon taktikën e veprimeve në Lindjen e Mesme pas ngjarjeve në Egjipt, ku ushtarakët përmbysën "Vëllazërinë Myslimane", mendon Drejtori i qendrës kërkimore "Jaffa" në Kajro, Rifaat Saeed Ahmed.

Babai i ish-oficerit të CIA-s, Edward Snowden, planifikon të niset javën e ardhshme në Rusi për të takuar të birin.

Për takimin e Presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së Moska përgatiti dokumentet mbi zhvillimin e tregtisë, minimizimin e kërcënimeve bërthamore dhe të lëndëve narkotike, deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në bisedimet në kuadër të formatit "dy plus dy" me palën amerikane.

Mosmarrëveshjet ekzistuese midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin midis dy vendeve, deklaroi sot në Uashington, duke hapur bisedimet ruso-amerikane të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.

Juria e Gjykatës Supreme të qytetit amerikan të Worcester njohu fajtorë bashkëshortët Mayotte për dhunë seksuale ndaj fëmijëve të birësuar në Kazakistan, njoftoi botimi "The Telegram & Gazette".

Refuzimi i kontakteve personale me homologun e tij rus, Vladimir Putin nga ana e Presidentit amerikan Barack Obama, që ishin planifikuar për në shtator të këtij viti, ka shkaktuar një interes mjaft të gjallë në komunitetin e ekspertëve. Analistët ngrenë presupozime në lidhje me faktin se çfarë pasojash mund të sjellë ftohja në marrëdhëniet mes kryetarëve të dy shteteve.

Rusia reagoi qetësisht ndaj anulimit të vizitës së shtatorit në Moskë të Presidentit amerikan Barack Obama.

Anëtarët e grupit muzikor amerikan "Bloodhound Gang", të cilët përdhosën flamurin rus në skenë, nuk do të mund të hyjnë në Rusi për 5 vitet e ardhshme, njoftoi Shërbimi Federal i Migracionit.

SHBA-ja evakuoi pjesërisht personelin e Konsullatës së Përgjithshme në qytetin pakistanez të Lahore për shkak të kërcënimit terrorist, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31