×
SHBA, 13 maj 2013
Në SHBA ka ndodhur një tjetër tragjedi e përgjakshme, makabër. Në New Orleans ditën e dielë persona të panjohur hapën zjarr mbi audiencën që po ndiqte paradën tradicionale të Ditës së Nënës. Sipas raporteve të fundit, janë plagosur rreth 20 persona. Policia është vënë në kërkim të 3 kriminelëve. Korrespondenti i "Zërit të Rusisë" Roman Mamonov në SHBA po ndjek ecurinë e hetimit të ngjarjes në fjalë.
Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA-së filluan stërvitjet 2-javore në Poloni. Për të marrë pjesë në këto manovra në vend mbërritën rreth 150 pilotë amerikanë dhe 6 avionë bombardues "F-16".
Qytetari amerikan, Joe Nagy, i cili u drejtua për ndihmë tek mjeku për shkak të një rrufe të vazhdueshme, për një vit e gjysëm u kurua kundër alergjisë, gjë kjo që pothuajse i kushtoi jetën atij.
Të hënën Uashingtoni dhe Seuli filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarako-detare në brigjet e Koresë së Jugut.
Në SHBA 19 persona, përfshirë edhe dy fëmijë, u plagosën si pasojë e një shkëmbimi zjarri gjatë një parade kushtuar Ditës së Nënës, e cila u zhvillua në New Orleans.
Të gjithë 9 të ndaluarit të dyshuar për përfshirje në shpërthimet e ditës së shtunë në afërsi të kufirit me Sirinë, në qytetin turk të Reyhanli, janë shtetas të Republikës së Turqisë. Kjo është deklaruar nga Zëvendëskryeministri turk, Beshir Atalay, në një konferencë shtypi në provincën Hataj. Fillimisht autoritetet turke kanë akuzuar për kryerjen e sulmeve terroriste zbulimin sirian.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2013
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2013
4
5
11
12
18
19
25
26