×
SHBA, 19 prill 2013
Në trupin e Tamerllan Carnaev, të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ishte mbërthyer një mekanizëm shpërthyes, njofton ditën e premte Kanali televiziv amerikan CNN. Në duar Tamerllan Carnaev mbante detonatorin.
Shpërthimet në Boston çuan në fillimin e epokës së një lloji të ri të terrorizmit. Më parë keqbërësi bënte gjithçka të mundur me qëllim që akti i tij të fokusohej në objektivin e të paktën një fotoaparati apo kamere televizive. Ndërsa tani në favor të terroristit punojnë me qindra dëshmitarë të rastësishëm okularë të tragjedisë, të cilët e fiksojnë sulmin terrorist në smartphones e tyre dhe i vendosin më pas videoklipet e filmuara në rrjetet sociale.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder, mbërriti në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Presidentin amerikan, Barack Obama, në lidhje me situatën në Boston, njoftojnë ditën e premte mediat lokale.
Vëllezërit Carnaev, të cilët janë të dyshuar nga policia amerikane
Të dyshuarit për kryerjen e sulmit terrorist në Boston, me sa duket, janë vëllezërit Xhohar Carnaev dhe Tamerllan Carnaev nga Çeçenia, njofton policia lokale.
Disa shpërthime ndodhën në shtëpinë, të cilën policia e Bostonit (USA) e rrethoi në kërkim të terroristit të dyshuar.
Ndërroi jetë i dyshuari për organizimin e sulmit terrorist në Maratonën e Bostonit, njoftojnë mediat amerikane. Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet ende.
Sipas versioneve të policisë, ka mundësi që të ketë ndonjë lidhje midis vrasjes së policit në territorin e Massachusetts Institute of Technology dhe sulmit terrorist në Maratonën në Boston, njoftoi të premten Kanali televiziv amerikan CNN.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kontrollojnë ndërtesën e uzinës së prodhimit të plehrave kimike në qytetin e West (Texas, USA) në kërkim të të mbijetuarve, njoftojnë mediat vendase.
Në qytetin West të Texas-it po vazhdon operacioni i kërkimit dhe shpëtimit të njerëzve. Siç deklaroi në një konferencë të posaçme për shtyp Kryetari i Bashkisë së lokalitetit të Tommy Muska, numri i viktimave ka arritur tashmë deri në 14 vetë, kurse të humbur pas shpërthimit konsiderohen nga 35-40 persona.
Një polic u vra si pasojë e hapjes së zjarrit me armë në territorin e Massachusetts Institute of Technology (Boston, SHBA), njoftoi të premten televizioni lokal. Faqja e Internetit e Institutit njoftoi se policia ka rrethuar territorin e kampusit universitar, ku ndodhën të shtënat.
Kreu i FAA (Departamenti federal i Aviacionit Civil) Michael Huerta të premten mund të anulojë ndalimin
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2013
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2013
6
7
13
14
20
21
27
28