Sipas njoftimeve të shtypit amerikan, "ariu i detit" (i quajtur ndryshe londër), i cili vrau gjatë një operacioni special liderin e "Al-Qaeda" Osama bin Laden, është privuar nga sigurimi pensional dhe e drejta për qasje në shërbimet e kujdesit shëndetësor. Ky është vetëm një nga rastet e shumta kur qeveria amerikane i lë në baltë, dhe, faktikisht, i tradhëton njerëzit, të cilët kanë kryer punë shumë të pista për të mbrojtur interesat amerikane.