Rusia beson se të gjitha palët e përfshira drejtpërsëdrejti në situatën e komplikuar në Gadishullin Korean dhe rreth tij duhet të shfaqin vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi maksimale. Situata paraqitet fort e ndërlikuar, por ajo ende nuk ka hyrë në qorrsokak. Moska është mëse e bindur se e vetmja rrugëdalje në këtë rast duhet konsideruar dialogu dhe jo ndezja e pasioneve, kërcënimet.