×
Afganistani, Tetor 2013

Në Afganistan gjatë 6 muajve të fundit janë vrarë mesatarisht nga 80 policë në javë, njoftoi Zëvendësministri i Brendshëm i vendit, Gjenerali Salim Ehsas.

Sipas njoftimeve nga provinca qendrore afgane Ghazni, banorët e një fshati goditën me gurë një person për të cilin ata dyshonin se kishte vendosur një bombë që mori jetët e 18 vetëve.

Qeveria e Federatës Ruse dhe ajo e Republikës Islamike të Afganistanit nënshkruan një marrëveshje mbi transportin ajror.

Sipas njoftimit të autoriteteve afgane, komandanti i forcave të destinacionit të veçantë në provincën e Kunar kaloi në anën e grupit të armatosur "Partia Islamike e Afganistanit", duke marrë me vete armë, municione dhe pajisje që i posedonte njësia që ai drejtonte.

Guvernatori i provincës afgane të Logar-it, e cila shtrihet në pjesën lindore të vendit, mbeti i vrarë si pasojë e një shpërthimi në xhami, ku po festohej Kurban Bajrami.

John Kerry u largua nga Kabuli pa zgjidhur vetëm një problem - atë të "imunitetit të trupave" të SHBA-së në Afganistan prej ndjekjes penale nga ana e organeve gjyqësore të këtij vendi. Pikërisht me zgjidhjen e tij dhe do të merret Këshilli i Kryepleqve afganë në muajin nëntor.

Në territorin e Afganistanit vende të treta janë duke trajnuar intensivisht militantë për të luftuar me regjimit sirian, njoftoi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Presidenti afgan Hamid Karzai kritikoi NATO-n, duke e akuzuar komandën e Aleancës së Atlantikut të Veriut se gjatë 10 viteve operacione ushtarake Perëndimi nuk ia arriti të sigurojë stabilitetin në vendin e tij.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
2
3
4
5
6
7
9
10
12
13
16
17
18
19
20
22
24
25
26
27
30
31