×
Afganistani, Gusht 2013

Sulmi i një terroristi kamikaze në verilindje të Afganistanit ka marrë jetët e të paktën 8 vetëve. Më shumë se 10 persona të tjerë janë plagosur, njoftoi policia lokale.

Përfaqësuesit ushtarakë të Ukrainës dhe Italisë nënshkruan në selinë e NATO-s një marrëveshje për pjesëmarrjen e përbashkët të ushtarakëve të dy vendeve në operacionet e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë në Afganistan (ISAF), njofton ditën e premte Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ditën e enjte gjatë fjalimit të mbajtur me rastin e festës së madhe myslimane të Fiter Bajramit (Eid al Fitr) i bëri thirrje Lëvizjes "Taleban" të ndalojë gjakderdhjen në vend.

Në Afganistan të paktën 4 persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën si rezultat i një shpërthimi në tregun e Kandaharit.

Një helikopter luftarak i kontingjentit të forcave të NATO-s në Afganistan dha gabimisht goditje mbi pozicionet e ushtrisë afgane në provincën lindore Nangarhar. Si rezultat mbetën të vrarë 4 ushtarë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
2
3
4
6
7
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
31