×
Afganistani

Kreu i degës afgane të "Al-Qaeda" Farouk al-Qahtani më 28 shkurt deklaroi se ka ndërmend t’i rikthejë organizatës së vet ndikimin e mëparshëm në Afganistan, njoftojnë mediat.

Muzeu dedikuar luftës në Afganistan dhe konflikteve të tjera lokale, në të cilat janë përfshirë trupat sovjetike dhe ruse, do të hapet në territorin e Pokllonnaja Gara në Moskë në vitin 2016. Për këtë njoftoi të shtunën Drejtori i Muzeut Qendror të Luftës së Madhe Patriotike, Vladimir Zabarovskij.

25 vjet më parë trupat sovjetike u larguan nga Afganistani. Megjithatë deri tani vazhdon kërkimi i ushtarëve të humbur pa lënë gjurmë. Nikollai Bistrov gjatë luftës u zu rob dhe me kalimin e kohës u bë truproje personale e Komandantit të muxhahidinëve Ahmad Shah Masood.

Një çerek shekulli më parë përfundoi qëndrimi pothuajse 10-vjeçar i Kontingjentit të Kufizuar të trupave sovjetike në Afganistan. Fushata afgane u bë më e madhja dhe, ndoshta, veprimi më i diskutueshëm i politikës së jashtme për gjithë historinë e pasluftës të Bashkimit Sovjetik (BRSS).

Para tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani duhet të zbatohet programi për stabilizimin e situatës në vend, deklaroi sot Ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, Sergei Shoigu (Sergey Shoygu) pas bisedimeve me homologun e tij kazakistanas, Adilbek Xhaksibekov (Adilbek Dzhaksybekov).

Më shumë se 200 refugjatë afganë, që përpiqen të marrin azil në Belgjikë, shkatërruan kampin e ngritur në qytetin e Mons, duke kërkuar një takim me Kryeministrin e vendin Elio Di Rupo.

Përpjekjet për të prishur dhe për të "gërryer themelin" e ekuilibrit strategjik në botë, të lidhura me planet e zgjerimit të mbrojtjes antiraket të SHBA-së në Evropë, nuk po rreshtin, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin të martën në kolegjiumin e zgjeruar të Ministrisë së Mbrojtjes.

Persona të paidentifikuar qëlluan me armë në Afganistan një helikopter rus, i cili punon me kontratë për OKB-në.

Pakistanezët bllokuan rrugën kryesore, përmes së cilës dërgohen mallrat e NATO-s në Afganistan, duke protestuar në këtë mënyrë kundër sulmeve të shpeshta të avionëve amerikanë pa pilot.

SHBA-ja është gati të tërheqë plotësisht trupat nga Afganistani nëse marrëveshja dypalëshe e sigurisë nuk do të nënshkruhet, deklaruan në Shtëpinë e Bardhë.

Në Afganistan niveli i prodhimit të drogës u rrit në nivele rekord. Në këtë vend u kultivuan 5.500 ton opium.

Në Afganistan gjatë 6 muajve të fundit janë vrarë mesatarisht nga 80 policë në javë, njoftoi Zëvendësministri i Brendshëm i vendit, Gjenerali Salim Ehsas.

Sipas njoftimeve nga provinca qendrore afgane Ghazni, banorët e një fshati goditën me gurë një person për të cilin ata dyshonin se kishte vendosur një bombë që mori jetët e 18 vetëve.

Qeveria e Federatës Ruse dhe ajo e Republikës Islamike të Afganistanit nënshkruan një marrëveshje mbi transportin ajror.

Sipas njoftimit të autoriteteve afgane, komandanti i forcave të destinacionit të veçantë në provincën e Kunar kaloi në anën e grupit të armatosur "Partia Islamike e Afganistanit", duke marrë me vete armë, municione dhe pajisje që i posedonte njësia që ai drejtonte.

Guvernatori i provincës afgane të Logar-it, e cila shtrihet në pjesën lindore të vendit, mbeti i vrarë si pasojë e një shpërthimi në xhami, ku po festohej Kurban Bajrami.

John Kerry u largua nga Kabuli pa zgjidhur vetëm një problem - atë të "imunitetit të trupave" të SHBA-së në Afganistan prej ndjekjes penale nga ana e organeve gjyqësore të këtij vendi. Pikërisht me zgjidhjen e tij dhe do të merret Këshilli i Kryepleqve afganë në muajin nëntor.

Në territorin e Afganistanit vende të treta janë duke trajnuar intensivisht militantë për të luftuar me regjimit sirian, njoftoi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Presidenti afgan Hamid Karzai kritikoi NATO-n, duke e akuzuar komandën e Aleancës së Atlantikut të Veriut se gjatë 10 viteve operacione ushtarake Perëndimi nuk ia arriti të sigurojë stabilitetin në vendin e tij.

Gjatë tre viteve të fundit Rusia, SHBA-ja dhe Afganistani së bashku kanë shkatërruar në territorin afgan 22 laboratorë droge dhe 24 ton opiate, njoftoi Kreu i Departamentit rus të Anti-drogës Viktor Ivanov.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2016
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2016
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31