×
Irani, Janar 2014

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) do të dyfishojë numrin e inspektorëve në Iran për të siguruar verifikimin e besueshëm të programit bërthamor të Teheranit në përputhje me marrëveshjet e Gjenevës, deklaroi sot Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Yukiya Amano.

Moska, me sa duket nga të gjitha, është pranë përfundimit të përgatitjes së vizitës së Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Iran. Gjithsesi, sipas burimeve të mirëinformuara ruse dhe iraniane, udhëtimi i tij do të realizohet në të ardhmen e parashikueshme. Me shumë gjasa, vizita do të bëhet pas Olimpiadës Dimërore në Soçi. Ajo do të zgjasë nga 7 deri më 23 shkurt.

Kriza politike në Ukrainë duhet të zgjidhet nga vetë ukrainasit, pa ndërhyrjen e lojtarëve të jashtëm. Në mënyrë po të tillë fatin e Sirisë duhet ta zgjidhin, në radhë të parë, qytetarët e kësaj republike. Ndërsa forcat e jashtme vetëm mund t’i ndihmojnë ata për arritjen e këtij qëllimi. Në këtë rast në zgjidhjen e konfliktin sirian duhet të përfshihen të gjithë lojtarët më të mëdhenj, kryesorë të rajonit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka tërhequr ftesën e bërë prej tij delegacionit iranian, duke refuzuar të pranojë si parakusht krijimin e qeverisë kalimtare në Siri.

Teherani nuk shprehet i gatshëm për të plotësuar as edhe një lloj kushti suplementar për pjesëmarrjen e vet në konferencën e paqes "Gjeneva-2". Për këtë deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit gjatë bisedimeve në Moskë me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
18
19
20
22
23
25
26
27
28
29
30
31