×
Irani, 2013

Teherani e quan kontratën e nënshkruar me Rusinë, për furnizimin e sistemeve raketore të mbrojtjes kundërajrore "S-300" (russ. "С-300"), legjitime dhe pret zbatimin e saj praktik, deklaroi Ambasadori i Iranit në Moskë, Mehdi Sanaei.

Rusia do të përpiqet të arrijë një zgjidhje komplekse të çështjes bërthamore të Iranit, e cila do të parashikojë heqjen e të gjitha sanksioneve vepruese ndaj Republikës Islamike, duke përfshirë edhe ato të aplikuara prej Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vitali Çurkin.

Irani këmbëngul në zbatimin nga Rusia të detyrimeve të saj për furnizimin e vendit me sistemet raketore kundër-ajrore "S-300", deklaroi Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif.

Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) i janë afruar shumë arritjes së marrëveshjes për kthimin Emirateve të tre ishujve të diskutueshëm në Gjirin Persik, njoftojnë burime të afërta me negociatat.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë më 11 dhjetor Iranin, njofton MPJ-ja e Federatës Ruse.

Irani do të pezullojë zhvillimin e programit të vet bërthamor në fund të dhjetorit të këtij viti ose në fillim të janarit të vitit 2014, deklaroi Përfaqësuesi iranian në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA), Reza Najafi.

Irani paraqiti radarin e ri të zhvillimit të vet, i cili është i aftë të mbikëqyrë rreth 100 objektiva në të njëjtën kohë si dhe të bllokojë ndërhyrjet e përdorura për të shtypur radarët.

Autoritetet iraniane kanë ftuar inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) të vizitojnë reaktorin bërthamor me ujë të rëndë në Arak më 8 dhjetor të vitit 2013, njoftoi sot Kreu i ANEA-s, Yukiya Amano.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Iranit, respektivisht Ahmet Davutoglu dhe Javad Zarif, ditën e mërkurë folën mbi ndërprerjen e luftimeve në Siri para Konferencës ndërkombëtare të paqes në Gjenevë.

Marrëveshjet e Gjenevës në lidhje me programin bërthamor të Iranit shkaktuan pakënaqësinë serioze të Izraelit. Edhe pse druajtjet e Tel Aviv-it shumëkujt mund t’i duken patologjike, në thelbin e vet ato kanë megjithatë një bërthamë racionale.

Zbatimi i marrëveshjeve mbi programin bërthamor iranian, të arritura si rezultat i negociatave në Gjenevë, do të eleminojë shkakun e krijimit të sistemit të mbrojtjes antiraket në Europë, deklaroi të hënën Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Mbas suksesit të nismës ruse për çarmatimin kimik të Sirisë, këtë fundjavë pasoi arritja e marrëveshjes mbi programin bërthamor të Iranit. Në mbështetje të marrëveshjeve mbi Iranin dhe përgatitjen e konferencës ndërkombëtare për Sirinë në intervistën e vet ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" u shpreh Zëvendëskryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Khalid Al-Hamad Al-Sabah.

Koncesionet në lidhje me programin e vet bërthamor, për të cilat Irani ra dakord mbas negociatave me "Gjashtëshen" e ndërmjetësve ndërkombëtarë në Gjenevë, nuk do të pengojnë aspak përdorimin prej tij të energjisë bërthamore për qëllime paqësore, mendojnë ekspertët. Megjithatë, Izraeli e quajti këtë marrëveshje një "gabim historik", duke besuar se ajo i lë shtigje Republikës Islamike për të zhvilluar armën bërthamore.

Presidenti amerikan Barack Obama në një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu diskutoi çështjet që shqetësojnë Izraelin në lidhje me marrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit.

Kontradikta kryesore në negociatat e Iranit dhe "Gjashtëshes" së ndërmjetësuesve ndërkombëtarë të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë mbetet çështja e funksionimit të reaktorit me ujë të rëndë në Arak, njoftoi një burim në delegacionin iranian.

Irani filloi kontrollin përfundimtar të të gjitha sistemeve të satelitit të ri "Tadbir" para lëshimit të tij në kozmos​​.

Më 20 nëntor Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka qenë me një vizitë zyrtare në Moskë. Ai diskutoi me Presidentin Vladimir Putin marrëdhëniet dypalëshe ruso-izraelite, situatën në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe konfliktin sirian. Ndërsa pika kryesore e bisedimeve të tyre ishte programi bërthamor i Iranit.

"Gjashtëshja" e ndërmjetësve ndërkombëtarë dhe Irani shprehën në seancën plenare vendosmërinë e përgjithshme për të ecur përpara, deklaroi sot Sekretari për shtyp i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Michael Mann.

Rusia beson në suksesin e negociatave të "Gjashtëshes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë me Iranin, raundi i ardhshëm i të cilave hapet të mërkurën në Gjenevë, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Sot pritet të mbërrijë në Moskë me një vizitë të shkurtër pune Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. Është e qartë se çështja kryesore, që do të diskutohet në kryeqytetin rus gjatë saj, do të jetë "problemi bërthamor" i Iranit. Vizita e tij do të zhvillohet në prag të takimit të ri të "Gjashtëshes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë me zyrtarët iranianë në Gjenevë më 21-22 nëntor.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
5
6
8
12
13
14
15
19
20
21
26
27