×
Irani, Maj 2012
Pasurimi i uraniumit "është e drejtë legjitime e Iranit" dhe nuk ka synim prodhimin e bombës atomike.
Operacion ushtarak kundër Iranit është përpunuar dhe është gati për zbatim, deklaroi Ministri i Mbrojtjes së SHBA-ve Leon Panetta ditën e dielë në intervistën për programin "This Week" të kanalit televiziv ABC News.
Presidenti i Irakut siguroi se motoçiklistët e arrestuar rusë do të lirohen së shpejti. Këtë informacion e konfirmoi të enjten Përfaqësuesi zyrtar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Alexander Lukasheviç."Ambasadori rus u takua me presidentin e Irakut, i cili dha garanci se qytetarët tanë do të lirohen së shpejti – informoi Aleksander Lukasheviç në konferencën për shtyp. - Le të shpresojmë se kështu do të jetë ".
Raundi i rradhës i negociatave të "6-shes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë me Iranin për programin e tij bërthamor fillon sot në Bagdad.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) Jukija Amano deklaroi ditën e martë se arriti marrëveshjen me Iranin për inspektimin e objekteve bërthamore iraniane, duke shtuar se dokumenti përkatës "do të nënshkruhet së shpejti".
Në projektligjin mbi shpenzimet ushtarake të SHBA për vitin e ardhshëm janë parashikuar edhe veprimet ushtarake kundër Iranit. Për këtë u njoftoi gazetarëve kongresmeni Dennis Kusinich. Dokumenti parashikon planin e hedhjes së aviacionit si dhe forcave të tjera të konsiderueshme ushtarake detare në rajon për fillimin e një fushate kohëgjatë ushtarake.
Pentagoni përpunoi planin për dhënien e goditjeve ajrore mbi objektet bërthamore të Iranit, deklaroi sot Ambasadori amerikan në Izrael Daniel Shapiro.
Përfaqësuesit e Iranit dhe ANEA-s për të dytën ditë me radhë po vazhdojnë takimin e tyre në Vjenë. Fakti i progresit në negociata është i paqartë ende. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) po përpiqet të arrijë aksesin nga Teherani në objektet e tij konkrete bërthamore.
Në Vjenë sot filluan bisedimet midis përfaqësuesve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) dhe Iranit në lidhje me programin bërthamor iranian.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) dhe Irani sot, më 14 maj, po rifillojnë bisedimet e nisura në fillim të vitit mbi bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme të programit bërthamor iranian.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Ehuk Barak deklaroi, se nuk duhet lejuar kurrsesi zotërimi i armës bërthamore nga Irani. Për këtë është e domosdoshme të shqyrtohen në gjitha variantet e mundshme të zhvillimit të ngjarjeve rreth programit bërthamor iranian.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
16
19
20
21
25
26
27
29
30