×
Nord Stream, Shkurt 2013
Tregu global i gazit aktualisht ndodhet në gjendje tranzicioni: shtetet njëri pas tjetrit po deklarojnë mbi shpikjen e teknologjive të reja të nxjerrjes së tij dhe për zbulimin e vendburimeve të reja që mund t’i sigurojnë konsumatorët me gaz natyror për shumë dekada të ardhshme. Pikërisht në një periudhë kaq të vështirë kremtohet jubileu 20-vjeçar i “Gazprom”.
Më 11 shkurt në Moskë ndërroi jetë ish Kreu i kompanisë “Gazprom” Rem Vjahiriev. Ai ka punuar plot 45 vjet në industrinë e naftës dhe gazit, kurse në vitet ‘90 krijoi kompaninë më të madhe dhe më të pasur, e cila edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet një nga burimet kryesore të të ardhurave valutore në buxhetin rus.
Më 17 shkurt kompania "Gazprom" do të mbushë plot 20 vjet që nga dita e krijimit të vet. Gjatë këtyre viteve ajo arriti të bëhet një lidere e padiskutueshme në prodhimin e gazit në Rusi dhe një nga furnizueset kryesore të lëndëve hidrokarbure në Evropë. Ekspertët besojnë se “Gazprom” tani do të orientohet nga Lindja, duke përvetësuar vendburimet në Lindje të Siberisë, në Gadishullin Jamal (Yamal) dhe duke pretenduar për një pjesë mjaft solide të tregjeve aziatike të gazit.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
1
2
3
5
6
7
8
9
10
11
13
14
15
16
17
18
19
21
22
23
24
25
26
27
28