×
Nord Stream, 2012
Për shkak të rënies së kërkesës konsumatore evropiane dhe zbatimit të “Paketës së Tretë të Energjisë”, në bazë të llogaritjes së rezultateve vjetore, "Gazprom-in" e pret reduktimi i eksporteve të gazit me 4-5 për qind. "Gazprom-i" vazhdon ta konsiderojë Europën si një treg prioritar për shitjen e gazit të vet. Për të forcuar sigurinë e saj në sferën e energjetikës kompania ruse po realizon mega projekte për ndërtimin e sistemeve të gazsjellësve. U vu në shfrytëzim tashmë tubacioni i gazit "Nord Stream" (“Rryma Veriore”), është gati për të filluar ndërtimi i gazsjellësit “South Steam” ("Rryma Jugore").
Gazsjellësi "Nord Stream" po fillon të veprojë me kapacitet të plotë. Në shfrytëzim është vënë tani dega e dytë e gazsjellësit. Ekspertët tashmë e kanë quajtur këtë projekt një nga më të suksesshmit në Europë dhe sugjerojnë se ndërtimi i tij duhet të vazhdojë.
Të nderuar zonja dhe zotërinj! Të dashur kolegë, miq!Për të gjithë ne dita e sotme është një eveniment i madh, tejet i rëndësishëm. Përfundoi ndërtimi i degës së dytë dhe gazsjellësi “Nord Stream” (“Rryma Veriore”) po fillon të punojë me kapacitetin e vet të plotë. Konsumatorët evropianë do të kenë mundësi të marrin çdo vit deri në 55 miliardë metra kub gaz rus.
Britania e Madhe, ka të ngjarë, t’i bashkohet gazsjellësit “Nord Stream" ("Rryma Veriore"), janë të mendimit ekspertët rusë. Në një kohë të afërt Londra mund të ndeshet me defiçitin e resurseve të veta energjitike, sikurse e ka të domosdoshme të diversifikojë importin e tyre në mënyrë që të ulë çmimet.
Britania e Madhe mund të përfshihet në projektin e tubacionit “Nord Stream” (“Rryma Veriore”). Për këtë deklaroi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin në takimin e ditës së enjte me kryeredaktorët e botimeve kryesore ndërkombëtare.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2012
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2012
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31