×
zjarr, 2013

Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarrin që ka shpërthyer në sallonin e automobilave "Volvo" në rajonin qendror të Shën Petersburgut.

Një zjarr i madh shpërtheu si rezultat i një serie shpërthimesh që ndodhën në uzinën e prodhimit të kazanëve (kazanë avulli) në qytetin Koroljov në rrethinat e Moskës.

Në aeroportin e Montrealit mori flakë një avion i kompanisë ajrore Royal Air Maroc, i cili kishte mbërritur nga Casablanca.

Rreth 250 persona u evakuuan mbrëmjen e së mërkurës nga një burg (koloni - institucion penitenciar në Rusi) në Habarovsk për shkak të rënies së zjarrit.

Në Vollgograd natën, duke u gdhirë dita e martë, persona të panjohur tentuan t’i vënë zjarrin një xhamie pranë vendit ku ndodhi sulmi terrorist i ditës së hënë.

Zjarrfikësit e qytetit të Phuket (Tajlandë) po luftojnë me zjarrin në një supermarket të madh, një re tymi është ngritur në qiell në një lartësi prej 1 km, njoftuan mediat lokale.

Persona të paidentifikuar me maska i vunë zjarrin studios së kanalit lokal televiziv të opozitës "Raajje" në Ishujt Maldive në Oqeanin Indian.

Në Shën Petersburg për shkak të zjarrit dhe tymi që u përhap në stacionin e metrosë "Petrogradskaja" u mbyllën hyrjet në katër stacione: "Gorkovskaja", "Çjornaja reçka", "Pionerskaja" dhe "Udelnaja".

Të hënën në mbrëmje në Universitetin e Berkeley në Kaliforni buçiti një shpërthim.

Zjarri që ra në nëndetësen bërthamore "Tomsk" në Primorje gjatë kohës, kur nëndetësja po riparohej, u shua plotësisht.

Në kantjerin e anijeve "Zvezda" në qytetin e Bolshoj Kamenj të qarkut të Primorjes ka marrë flakë një nëndetëse bërthamore e Flotës ruse të Paqësorit, e cila ndodhet atje për riparim.

Si rezultat i zjarrit në një spital psikoneurologjik 37 persona humbën jetët, njoftoi Komiteti hetimor i Rusisë.

Në spitalin psikiatrik pranë Novgorodit ra zjarr. U dogj plotësisht godina e burrave. Numri i viktimave po verifikohet.

10 persona humbën jetën dhe rreth 20 të tjerë u lënduan sot si rezultat i zjarrit që shpërtheu në një rafineri nafte në jug të Indisë, njoftuan mediat lokale.

Policia evakuoi rreth 300 persona për shkak të një zjarri që ra në një rezervuar nafte në afërsi të qytetit të Angarskut në qarkun e Irkutskut.

Shkaku i fundosjes natën në të gdhirë të së mërkurës i nëndetëses diesel-elektrike të prodhimit rus "Sindurakshak" të Forcave Ushtarake Detare indiane në portin e Mumbait mund të ketë qenë ndonjë qark i shkurtër për shkak të gabimit të ekuipazhit gjatë vendosjes së raketave "Club" në submarinë, njoftoi të enjten gazeta "Mumbai Mirror", duke cituar burime në Forcat Ushtarake Detare indiane.

Një shpërthim gjëmoi në nëndetësen e prodhimit rus "Sindurakshak" të ankoruar në portin indian të Mumbai.

Zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në qytetin e Puerto La Cruz në bregdetin e Karaibeve.

Një zjarr i madh shpërtheu në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Nairobi, njofton ditën e mërkurë Radiostacioni i Kenias "Capital FM".

Zjarri shpërtheu në njërin prej korpuseve të klinikës më të madhe në Riga - në spitalin universitar me emrin e Pauls Stradins, njoftojnë mediat letoneze.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
5
6
7
8
9
10
11
12
13
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
26
27
30