×
shpërthim, Tetor 2013

Të paktën një person ka humbur jetën si rezultat i dy shpërthimeve të ndodhura në kryeqytetin e Dagestanit, Mahaçkalla. Në spital janë dërguar 10 persona, njofton Komiteti Kombëtar Anti-terrorist i Rusisë (KKA).

Një shpërthim i fuqishëm gjëmoi sot pranë Ambasadës së SHBA-së në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Një djalë i ri i panjohur detonoi rripin e kamikazes të ngjeshur në trupin e tij ditën e mërkurë në afërsi të një hoteli në qytetin Sousse në lindje të Tunizisë.

Në një deklaratë të saj të datës 23 tetor të vitit 2013, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar aktin terrorist të ndodhur në një autobus urban në qytetin e Vollgogradit të Federatës Ruse, që shkaktoi viktima në njerëz e shumë të plagosur.

Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme njoftoi rritjen e numrit të personave të lënduar si pasojë e sulmit terrorist në Vollgograd.

Dimitri Sokollov, burri me të cilin bashkëjetonte Naida Asijallova, që hodhi në erë autobusin urban në Vollgograd, është përfshirë në listën federale të personave të kërkuar nga drejtësia. Sipas mendimit të hetuesve, pikërisht ai është përgjegjës për përgatitjen e sulmit terrorist dhe pajisjen e femrës me mekanizmin e vetëshpërthimit.

Në poligonin "Strugi Krasnie" pranë qytetit Pskov të Rusisë sonte në mbrëmje humbën jetën 6 ushtarakë të trupave të desantit.

Kreu i Komitetit Hetimor të Rusisë Aleksandër Bastrikin zhvilloi një takim operativ në Vollgograd lidhur me sulmin terrorist ndaj një autobusi me pasagjerë. Në takim morrën pjesë edhe krerët e departamenteve rajonale të Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë (FSB).

Në Vollgograd shpërtheu një autobus i linjës urbane. Si rezultat i kësaj, 5 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur. Shkaku i ngjarjes së jashtëzakonshme u bë vënia në funsksionim e një pajisje shpërthyese të paidentifikuar. Sipas një versioni, autori i krimit ishte një terroriste kamiaze.

Në një emision të kanalit televiziv "Rusia 24" treguan videon e shpërthimit të autobusit të pasagjerëve në Vollgograd.

Në sallonin e një autobusi pasagjerësh në Vollgograd, ku si rezultat i shpërthimit humbën jetën të paktën 6 vetë, u vu në funksionim një bombë, njofton Komiteti Kombëtar Anti-terrorist i Rusisë. 

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 17 u plagosën të hënën si pasojë e një shpërthimi në një tren pasagjerësh në Pakistan.

Si pasojë e një shpërthimi, të organizuar nga një terrorist-kamikaze në një kafene të mbushur me njerëz në Bagdad mbetën të vrarë të paktën 37 persona.

Një terrorist-kamikaze hodhi në erë veten brenda një makine bombë në veri të Irakut.

Ministri i Drejtësisë i provincës pakistaneze Khyber Pakhtunkhwa edhe 7 persona të tjerë humbën sot jetën si rezultat i një sulmi të ndërmarrë nga një terrorist kamikaze në rezidencën e Zyrtarit në qytetin Dera Ismail Khan, njoftojnë mediat lokale.

Guvernatori i provincës afgane të Logar-it, e cila shtrihet në pjesën lindore të vendit, mbeti i vrarë si pasojë e një shpërthimi në xhami, ku po festohej Kurban Bajrami.

Dy terroristë-kamikazë somalezë, që planifikonin një sulm në ndeshjen e raundit kualifikues të Kampionatit Botëror të Futbollit, e hodhën veten në erë aksidentalisht.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi natën duke u gdhirë e hëna në qytetin e Mitrovicës, i cili ndodhet në pjesën veriore të Kosovës.

Pranë Konsullatës së Suedisë në qytetin Bengazi të Libisë detonoi një pajisje eksplozive e vendosur në një makinë.

Të hënën në mbrëmje në Universitetin e Berkeley në Kaliforni buçiti një shpërthim.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
2
3
4
5
6
7
8
9
10
12
13
18
19
20
25
26
27
28
29
31