×
shpërthim, Gusht 2013

Të paktën 29 persona mbetën të vrarë në vend dhe dhjetra të tjerë u plagosën si pasojë e një serie sulmesh terroriste në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Të dielën në Irak humbën jetën të paktën 47 persona.

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën si rezultat i një sulmi të dyfishtë terrorist në qytetin libanez Tripoli, njofton Agjencia Reuters me referim tek fjalët e dëshmitarëve okularë.

Zhytësit gjetën trupin e marinarit të tetë të Forcave Ushtarake Detare indiane, i cili humbi jetën në nëndetësen diesel-elektrike "Sindurakshak" në portin e Mumbait.

Dy predha mortaje shpërthyen në afërsi të rezidencës së Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad, në Damask.

Rusia nuk ka marrë ende ndonjë kërkesë zyrtare nga India për pjesëmarrje në hetimin e shkaqeve të aksidentit të ndodhur me nëndetësen "Sindurakshak", e cila u fundos në portin e Mumbait, apo në operacionet e shpëtimit për nxjerrjen e saj në sipërfaqe.

Sot në bazën e Forcave Ushtarake Detare të Shteteve të Bashkuara në qytetin amerikan të Middletown (shteti i New Jersey) buçiti një shpërthim.

11 persona u plagosën si rezultat i shpërthimit të një bombole gazi në një restorant kinez në qendër të Sofjes.

Fundosja e nëndetëses “Sindurakshak” në portin indian të Mumbai ka provokuar reagime e debate të nxehta në komunitetin e ekspertëve. Versione në lidhje me shkakun e shpërthimit dhe rënies së zjarrit në bordin e submarinës janë paraqitur disa, por të gjithë ekspertët janë të një mendimi megjithatë se një nëndetëse të tillë kaq të besueshme mund ta merrte në qafë vetëm faktori njeri.

Të paktën 40 persona u plagosën ditën e enjte si rezultat i një shpërthimi që ndodhi në festivalin e fishekzjarreve në qytetitn Fukutiyama (prefektura Kyoto) të Japonisë.

Shkaku i fundosjes natën në të gdhirë të së mërkurës i nëndetëses diesel-elektrike të prodhimit rus "Sindurakshak" të Forcave Ushtarake Detare indiane në portin e Mumbait mund të ketë qenë ndonjë qark i shkurtër për shkak të gabimit të ekuipazhit gjatë vendosjes së raketave "Club" në submarinë, njoftoi të enjten gazeta "Mumbai Mirror", duke cituar burime në Forcat Ushtarake Detare indiane.

Viktima të një serie sulmesh terroriste, të cilat ndodhën sot në mëngjes në kryeqytetin e Irakut, u bënë të paktën 14 persona, ndërkohë që më shumë se 40 të tjerë u plagosën.

Një seri shpërthimesh gjëmoi në territorin e një fabrike kimike, të ndodhur në qytetin amerikan Valdosta (shteti Giorgia).

Të gjithë 18 anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses diesel-elektrike, të ndërtuar në Rusi "Sindurakshak", të Forcave Ushtarake Detare indiane humbën jetën për shkak të shpërthimit dhe zjarrit që ra në të natën në të gdhirë të së mërkurës në portin e Mumbait, njoftoi Komanda Supreme e Forcave Ushtarake Detare indiane.

Shpërthimi në bordin e nëndetëses së modernizuar "Sindurakshak" në prag të Ditës së Pavarësisë së Indisë mund të jetë organizuar nga terroristët, deklaroi një burim ushtarako-diplomatik rus.

Një shpërthim ndodhi ditën e mërkurë në Kajro pranë hyrjes në kopshtin zoologjik të qytetit, njofton televizioni lokal.

Si pasojë e një shpërthimi në kufirin libanezo-izraelit u plagosën 4 ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (Israel Defence Forces, IDF).

Në qytetin Rosario të Argjentinës si rezultat i një shpërthimi u shembën fasadat e përparme dhe e pasme të një ndërtese, më tej pasoi një zjarr.

Të paktën 10 persona u vranë si rezultat i një shpërthimi të fuqishëm pranë zonës Al-Siouf në rajonin Jarman të kryeqytetit të Sirisë.

Si rezultat i një shpërthimi që ndodhi në qytetin Cotabato, në ishullin Mindanao në jug të Filipineve, humbën jetën të paktën 4 persona.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
6
8
9
10
11
12
13
17
18
24
25
27
29
30
31