×
shpërthim

Ndërtesa e parlamentit të Krimesë u trondit nga një shpërthim. Një grup protestuesish po përpiqet të çajë rrugën drejt ndërtesës së Këshillit të Lartë të Republikës Autonome të Krimesë në Simferopol, ku pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme për diskutimin e situatës politike në vend.

Në qendrën historike të Romës, pranë Kishës së dioqezës franceze të Saint Ivo of Kermartin, natën në të gdhirë të së premtes buçiti një shpërthim.

Shpërthimi gjëmoi në selinë e lëvizjes libaneze shiite "Hezbollah" të vendosur në rrethinat jugore të Bejrutit, raporton Agjencia Reuters duke iu referuar njoftimeve të dëshmitarëve okularë. Sipas të dhënave të tyre, mbi ndërtesën e selisë së lëvizjes vërehen shtëllunga të dendura tymi. Detaje të tjera të incidentit tani për tani nuk raportohen.

Dy persona humbën jetën gjatë një shpërthimi që ndodhi në uzinën Mitsubishi Materials në prefekturën japoneze të Mie.

Kasaforta, si rezultat i shpërthimit të së cilës gjeti vdekjen Ambasadori palestinez në Republikën Çeke, nuk ishte hapur nga askush për 20-25 vitet e fundit. Sipas njoftimeve të mediave, më parë ai ishte vendosur në ndërtesën e vjetër të misionit diplomatik dhe u zhvendos prej andej në godinën e re, ku Ambasadori Jamal Al Jamal u transferua vetëm dy ditë më parë.

Ambasadori palestinez në Republikën Çeke, Jamal Al Jamal, vdiq nga plagët e marra gjatë shpërthimit që ndodhi në banesën e tij.

Ambasadori palestinez në Republikën Çeke u plagos si rezultat i një shpërthimi të fuqishëm në Pragë, njoftoi Zëdhënësi i Ambasadës.

Si rezultat i sulmit të ndërmarrë në qendër të Beirutit u vra këshilltari i dy ish- kryeministrave Saad Hariri dhe Fuad Siniora, ish-Ministri i Financave Mohammad Chatah. Në rrugën e lëvizjes së kortezhit të tij u hodh në erë një makinë bombë.

Në Egjipt ndodhi një shpërthim i fuqishëm para godinës së një stacioni policie në qytetin e Mansoura, në veri të Kajros. Si rezultat, janë vrarë të paktën 14 njerëz, më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.

Si rezultat i shpërthimit në një fabrikë në Portugali humbi jetën një person dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. 

Policia bllokoi qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore të kryeqytetit të Irlandës Veriore - Belfast pas shpërthimit të një makine pranë qendrës tregtare "Victoria Square".

22 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një tubacioni gazi në provincën lindore të kinës Shandong, njoftuan autoritetet lokale.

Dy predha minahedhësi shpërthyen sot pranë kompleksit sportiv në autostradën Rukn ad-Din, 300 metra larg Ambasadës ruse në Damask.

Të paktën 20 persona humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën si rezultat i shpërthimeve, të cilat gjëmuan në Bagdad të mërkurën në mëngjes.

Një person humbi jetën, dy konsiderohen të zhdukur pa lënë gjurmë si rezultat i një shpërthimi në një rafineri në Antwerp të Belgjikës, njofton Agjencia "Reuters" me referim tek përfaqësuesi i portit të qytetit.

Dy shpërthime të fuqishme buçitën sot në Bejrut pranë ambasadës iraniane.

Të paktën dy raketa u lëshuan në drejtim të kryeqytetit libanez Bejrut, njëra prej tyre goditi Ambasadën iraniane, njofton një burim në Shërbimin e Sigurisë të vendit.

Tre persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur ditën e enjte si rezultat i shpërthimit të ndodhur në një tubacion gazi në qendrën e banuar Jankow-Przygodzki (Wielkopolska) në Poloni.

Në Shtetet e Bashkuara gjatë intervalit të pastrimit të poligonit të trajnimit në bazën ushtarake Camp Pendleton në Kaliforni buçiti një shpërthim.

Disa shpërthime gjëmuan të mërkurën në qytetin e Taiyuan - kryeqyteti i provincës Shanxi në veri të Kinës.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31