×
terrorizmi, Tetor 2013

Në Kinë ekuipazhet e tre avionëve morrën mesazhe lidhur me kërcënimin e kryerjes së sulmeve terroriste në bord.

Një djalë i ri i panjohur detonoi rripin e kamikazes të ngjeshur në trupin e tij ditën e mërkurë në afërsi të një hoteli në qytetin Sousse në lindje të Tunizisë.

Autoritetet kineze e shpallën zyrtarisht aksidentin rrugor në Sheshin Tiananmen një sulm terrorist, ka të arrestuar, njoftoi Televizioni Qendror i Kinës.

Incidenti në Sheshin Tiananmen të Pekinit, ku të hënën humbën jetën pesë persona dhe u plagosën 38 të tjerë, mund të ketë qenë një sulm terrorist i kryer nga një terrorist-kamikaze, njoftoi Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Në një deklaratë të saj të datës 23 tetor të vitit 2013, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar aktin terrorist të ndodhur në një autobus urban në qytetin e Vollgogradit të Federatës Ruse, që shkaktoi viktima në njerëz e shumë të plagosur.

Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme njoftoi rritjen e numrit të personave të lënduar si pasojë e sulmit terrorist në Vollgograd.

Dimitri Sokollov, burri me të cilin bashkëjetonte Naida Asijallova, që hodhi në erë autobusin urban në Vollgograd, është përfshirë në listën federale të personave të kërkuar nga drejtësia. Sipas mendimit të hetuesve, pikërisht ai është përgjegjës për përgatitjen e sulmit terrorist dhe pajisjen e femrës me mekanizmin e vetëshpërthimit.

Kreu i Komitetit Hetimor të Rusisë Aleksandër Bastrikin zhvilloi një takim operativ në Vollgograd lidhur me sulmin terrorist ndaj një autobusi me pasagjerë. Në takim morrën pjesë edhe krerët e departamenteve rajonale të Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë (FSB).

Duma Shtetërore e Rusisë këtë javë do të shqyrtojë projektligjin presidencial, i cili parashikon kompensimin e dëmit të shkaktuar nga terroristët, për llogari të të afërmve të tyre.

Në Vollgograd shpërtheu një autobus i linjës urbane. Si rezultat i kësaj, 5 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur. Shkaku i ngjarjes së jashtëzakonshme u bë vënia në funsksionim e një pajisje shpërthyese të paidentifikuar. Sipas një versioni, autori i krimit ishte një terroriste kamiaze.

Në një emision të kanalit televiziv "Rusia 24" treguan videon e shpërthimit të autobusit të pasagjerëve në Vollgograd.

Tashmë që prej kohësh nuk është më sekret për askënd se në vendet aleate lindore NATO-ja po krijon faktikisht plasdarmën për militantët e "Al-Qaeda", tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" eksperti rus për Lindjen e Mesme, Stanisllav Tarasov:

Ministri i Drejtësisë i provincës pakistaneze Khyber Pakhtunkhwa edhe 7 persona të tjerë humbën sot jetën si rezultat i një sulmi të ndërmarrë nga një terrorist kamikaze në rezidencën e Zyrtarit në qytetin Dera Ismail Khan, njoftojnë mediat lokale.

Kampet e trajnimit të vahabistëve tashmë që prej kohësh dhe në mënyrë mjaft të suksesshmë veprojnë në shumë vende evropiane, po ashtu si, në fakt, edhe në mbarë botën. Autoritetet e vendeve të Evropës ose bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj kësaj, ose qëllimisht i injorojnë dhe i lënë në heshtje faktet. Hetimi i zhvilluar nga Radiokompania "Zëri i Rusisë" ka konfirmuar: xhihadi ka filluar tashmë në Evropë.

Hetuesit arrestuan dy vahabistë nga Kaukazi i Veriut, të cilët po përgatisnin një sulm terrorist në qarkun e Kirovit, gjatë të cilit mund të humbisnin jetën qindra njerëz, njoftoi të martën Zëdhënësi i Komitetit Hetimor të Rusisë Vladimir Markin.

Një ushtar i ushtrisë egjiptiane humbi jetën dhe të paktën 5 të tjerë u plagosën për shkak të kalimit mbi një minë të një makine të blinduar pranë qytetit Rafah në veri të Gadishullit Sinai.

Në Irak për krime të lidhura me terrorizmin u ekzekutuan 42 persona.

Kreu i ri i kundërzbulimit britanik MI-5 Andrew Parker deklaroi se programi i departamentit të tij për të luftuar terrorizmin është nën kërcënim për shkak të bërjes publike të teknologjive të mbikqyrjes elektronike, të përdorura nga shërbimet sekrete amerikane dhe britanike.

Ambasada ruse në Tripoli u sulmua nga persona të panjohur. Pavarësisht faktit se ekstremistët ishin të armatosur mirë, askush nga stafi i ambasadës nuk u lëndua. Po verifikohen versione të ndryshme të motiveve të sulmit.

Militantët e grupit somalez "Al-Shabab" bënë publike tekstin e një deklarate, në të cilën kërcënojnë se do të kryejnë sulme të reja terroriste akoma më brutale në Kenia, nëse trupat keniane nuk do të tërhiqen nga Somalia.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
4
5
6
7
8
12
13
14
17
19
20
25
26
27
28