×
terrorizmi, Gusht 2013

Të gjitha vendet në Lindjen e Mesme, me përjashtim të Sirisë, Iranit dhe pjesës më të madhe të Libanit, kontrollohen nga Shtetet e Bashkuara, tha në një intervistë për "Zërin e Rusisë" në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes të Libisë.

Sulmi i një terroristi kamikaze në verilindje të Afganistanit ka marrë jetët e të paktën 8 vetëve. Më shumë se 10 persona të tjerë janë plagosur, njoftoi policia lokale.

Autoritetet indiane arrestuan njërin nga kriminelët më të kërkuar të vendit - liderin e grupit islamik "Indian Mujahideen", Yasin Bhatkal, njoftojnë mediat lokale.

Në Irlandën e Veriut (Ulster) është gjetur një depo armësh, pronarët e së cilës kishin planifikuar të kryenin sulme ndaj oficerëve të ruajtjes së rendit.

Udhëheqësit e grupit palestinez Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës - Komanda e Përgjithshme paralajmëroi se do të kundërpërgjigjet në rast të fillimit të ndonjë operacioni ushtarak kundër Sirisë.

Mbështetësit e terroristit norvegjez Anders Breivik kanë premtuar se do të detonojnë 4 bomba gjatë vizitës së Mbretit Carl XVI Gustav në qytetin e Karlstad.

Në hekurudhat e Republikës Çeke duke filluar që nga dita e sotme vendosen masa të rrepta të sigurisë.

Disa njerëz të armatosur vranë të paktën 44 persona në një xhami në verilindje të Nigerisë në qytetin e Konduga në shtetin e Borno.

SHBA-ja evakuoi pjesërisht personelin e Konsullatës së Përgjithshme në qytetin pakistanez të Lahore për shkak të kërcënimit terrorist, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Terrorizmi në Siri po shndërrohet në një kërcënim real si për regjimin e Bashar Al-Assad, ashtu edhe për forcat opozitare, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas bisedimeve në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Zëvendësdrejtori i parë i CIA-s, Michael Morrell, deklaroi se rënia e mundshme e qeverisë së Bashar Al-Assad përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Jemeni ka ndërmarrë masa të pashembullta sigurie në lidhje me kërcënimin e sulmeve terroriste nga ana e militantëve të organizatës "Al-Qaeda".

Duke ia patur frikën sulmeve të mundshme nga ana e “Al-Qaeda”, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara, misionet diplomatike dhe përfaqësitë e tyre konsullore në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut deri në fund të javës i mbyllën Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Norvegjia. "Zëri i Rusisë" është përpjekur të kuptojë arsyet që i shtynë vendet perëndimore për një veprim të tillë.

Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi evakuimin e bashkëpunëtorëve të Ambasadës amerikane në Jemen në lidhje me kërcënimin në rritje të sulmit terrorist.

Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad hodhi poshtë mundësinë e dialogut politik me opozitën e armatosur dhe bëri thirrje për të goditur terroristët "me një grusht të hekurt".

Niveli më i lartë i kërcënimit terrorist u shpall më 4 gusht në kryeqytetin pakistanez Islamabad, njoftoi një burim i lartë në qeverinë e vendit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
10
11
12
14
15
16
17
18
20
21
23
24
25
27
31