×
terrorizmi, 2013

Kryeministri i Egjiptit Hazem Al Beblawi e shpalli lëvizjen "Vëllazëria Myslimane" organizatë terroriste.

Autoritetet e Perusë kanë shpallur publikisht mbi përfundimin e negociatave me Rusinë për blerjen e helikopterëve ushtarakë të transportit të tipit "Mi-171SH" (russ "Ми-171Ш"). Kontrata është lidhur për 24 makina të tilla fluturuese, ndërsa kosto e saj rezulton të jetë një gjysmë miliardë $.

Disa dhjetëra ushtarë mbetën të vrarë prej një shpërthimi të fuqishëm të pasuar nga një shkëmbim zjarri me armë që ndodhi të enjten në mëngjes në kryeqytetin e Jemenit, Sana'a, në territorin e kompleksit të godinave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në kryeqytetin e Jemenit - Sana'a - një terrorist-kamikaze hodhi veten në erë brenda një makine bombë pranë ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sulmin me minahedhës ndaj Ambasadës ruse në Damask, duke e barazuar atë me një sulm terrorist.

Shefat e një sërë shërbimeve speciale (agjencive të inteligjencës) perëndimore kanë shprehur shqetësim në lidhje me faktin, se qytetarët e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të kthyer nga lufta në Siri do të përbëjnë rrezik kërcënues për sigurinë në atdheun e tyre. Në videoklipet e postuara në YouTube militantët premtojnë me të vërtetë se pas Sirisë objektiv i tyre i ardhshëm do të bëhen vendet që dikur kanë strehuar prindërit e tyre.

CIA po krijon një bazë të madhe të dhënash të transaksioneve financiare të miliona qytetarëve amerikanë në kuadër të luftës kundër terrorizmit, shkruan gazeta "The Wall Street Journal".

Efektivët e zbatimit të ligjit arrestuan në Moskë një rekrutues të organizatës së ndaluar terroriste "Partia Çlirimtare Islamike" (" Hizb ut-Tahrir Al-Islami"), njoftoi Ministria ruse e Punëve të Brendshme të enjten.

Policia e Kosovës arrestoi 6 persona të dyshuar për përgatitjen e akteve terroriste dhe lidhje me grupin sirian "Al-Nusra Front" - njësi e organizatës "Al-Qaeda".

Gjykata i shpalli të pandehurit në lidhje me çështjen e shpërthimit në vitin 2011 në aeroportin "Domodiedovo" të Moskës fajtorë dhe dënoi tre prej tyre - Islam Jandijev, Ilez Jandijev dhe Bashir Hamhojev - me burgim të përjetshëm.

Sot shpërthime të fuqishme pranë një xhamie në rajonin diplomatik në perëndim të kryeqytetit të Irakut morrën jetën e 5 personave, ndërkohë që 15 të tjerë u plagosën, njoftoi policia.

Të paktën pesë persona mbetën të vrarë dhe të paktën 10 u plagosën sot si pasojë e një sulmi terrorist në lindje të Irakut.

Në Kinë ekuipazhet e tre avionëve morrën mesazhe lidhur me kërcënimin e kryerjes së sulmeve terroriste në bord.

Një djalë i ri i panjohur detonoi rripin e kamikazes të ngjeshur në trupin e tij ditën e mërkurë në afërsi të një hoteli në qytetin Sousse në lindje të Tunizisë.

Autoritetet kineze e shpallën zyrtarisht aksidentin rrugor në Sheshin Tiananmen një sulm terrorist, ka të arrestuar, njoftoi Televizioni Qendror i Kinës.

Incidenti në Sheshin Tiananmen të Pekinit, ku të hënën humbën jetën pesë persona dhe u plagosën 38 të tjerë, mund të ketë qenë një sulm terrorist i kryer nga një terrorist-kamikaze, njoftoi Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Në një deklaratë të saj të datës 23 tetor të vitit 2013, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar aktin terrorist të ndodhur në një autobus urban në qytetin e Vollgogradit të Federatës Ruse, që shkaktoi viktima në njerëz e shumë të plagosur.

Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme njoftoi rritjen e numrit të personave të lënduar si pasojë e sulmit terrorist në Vollgograd.

Dimitri Sokollov, burri me të cilin bashkëjetonte Naida Asijallova, që hodhi në erë autobusin urban në Vollgograd, është përfshirë në listën federale të personave të kërkuar nga drejtësia. Sipas mendimit të hetuesve, pikërisht ai është përgjegjës për përgatitjen e sulmit terrorist dhe pajisjen e femrës me mekanizmin e vetëshpërthimit.

Kreu i Komitetit Hetimor të Rusisë Aleksandër Bastrikin zhvilloi një takim operativ në Vollgograd lidhur me sulmin terrorist ndaj një autobusi me pasagjerë. Në takim morrën pjesë edhe krerët e departamenteve rajonale të Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë (FSB).

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
12
13
15
19
20
22
26
27
30
31