×
terrorizmi, Nëntor 2012
Një makinë-bombë shpërtheu sot në provincën e Deraa, në jug të Sirisë, njoftoi televizioni shtetëror i vendit. Ka viktima dhe shkatërrime. Sot më herët një seri shpërthimesh ndodhën në afërsi të Damaskut.
Të paktën 14 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën sot si rezultat i hedhjes në erë të tre makinave të minuara në Bagdad.
Në Turqi ka nisur procesi gjyqësor ndaj hakerëve të grupit "Redhack". Dhjetë prej anëtarëve të tij janë akuzuar për terrorizëm. Ata rrezikojnë të përballen me një dënim me burgim nga 8 deri në 24 vjet.
Sot për herë të parë në Norvegji është transmetuar publikisht video e sulmit terrorist, të kryer nga Anders Breivik në korrik të vitit të kaluar në Oslo.
Administrata e burgut Ila, në të cilin po vuan dënimin terroristi norvegjez, plotësoi disa kërkesa të Breivikut. Tani ai ka një raft për librat, rroba për t’u ndërruar dhe së shpejti do të ketë edhe një audio-player.
Gjashtëmbëdhjetë vetë u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën të mërkurën si pasojë e një sulmi vetëvrasës në ish kryeqytetin e Pakistanit - Rawalpindi.
Sekretari për shtyp i lëvizjes palestineze "Hamas", Sami Abu Zuhri, u shpreh pozitivisht lidhur me hedhjen në erë të autobusit në qendër të Tel Avivit, por nuk morri mbi vete përgjegjësinë për atë që ndodhi.
Shpërthimi ndodhi në një autobus urban në një nga rrugët kryesore të Tel Avivit. Sipas të dhënave paraprake, ka viktima, njoftoi televizioni izraelit. Raportohet se janë plagosur të paktën 10 persona.
Autoritetet federale të SHBA-ve arrestuan katër banorë të shtetit të Kalifornisë në bazë të akuzave për planifikim të sulmeve terroriste, njofton kanali televiziv amerikan Fox News.
Në Iran u arrestuan disa spiunë të huaj, të cilët, siç pohojnë autoritetet, kishin përgatitur një seri sulmesh terroriste. Për këtë u njoftua në Ministrinë e Sigurisë të Republikës Islamike.
Nëntë shtetas të Federatës Ruse dhe Taxhikistanit janë akuzuar për veprimtari terroriste në kuadër të organizatës ndërkombëtare terroriste "Hizb ut-Tahrir al-Islami" ose "Partia Çlirimtare Islame", njofton të premten Ministria e Brendshme e Federatës Ruse.
Prokuroria e Parisit hapi një hetim paraprak ndaj Suad Merah, motrës së radikalit islamik Mohammed
Marrëdhëniet kontradiktore mes Rusisë dhe NATO-s i pasqyrojnë më së miri dy manovra ushtarake që filluan në mënyrë të njëkohësishme: stërvitjet e komandave të shtabeve të Federatës Ruse dhe të Aleancës së Atlantikut të Veriut "Qielli vigjilent” (angl. “Vigilant Skies”), në të cilat Moska dhe Brukseli do të praktikojnë luftën kundër terrorizmit ajror, dhe manovrat e NATO-s “Cyber Coalition 2012”, ku si një nga armiket kryesore të hapësirës kibernetike (cyberspace) është konsideruar Rusia.
Rebelët sirianë marrin mbështetje të paprecedentë nga ana e vendeve të treta. Për këtë deklaroi në një intervistë për kanalin televiziv “Russia Today” Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad.
Një makinë e minuar shpërtheu të enjten në periferi të Damaskut, në afërsi të xhamisë shiite.
Të paktën tre persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën gjatë një sulm terrorist mbi bazën e Forcave Speciale në qytetin e Karaçit në jug të Pakistanit. Kjo u raportua nga policia lokale.
Në jug të Afganistanit, në Kandahar, një terrorist kamikaze shpërtheu motorin e vet të minuar pranë një pike postblloku. Si rezultat u vranë tre policë. Një shpërthim tjetër gjëmoi në provincën lindore Laghman.
Një shpërthim i fuqishëm gjëmoi ditën e mërkurë në afërsi të ndërtesës së parlamentit të Somalisë në Mogadishu.
Një terrorist-kamikaze detonoi një mekanizëm shpërthyes në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshavarit (Peshawar).
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
3
4
5
10
11
12
14
15
17
18
19
23
24
25
29
30