×
terrorizmi, Shtator 2012
Në duart e gazetarëve ranë pamjet, në të cialt terroristët diskutojnë planin e sulmit të njësisë ushtarake afgane, ku në këtë moment po kryen shërbimin Princi Harry.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit mbi Lindjen e Mesme edhe njëherë u shprehën mendime të ndryshme për situatën në Siri. Situata në këtë vend tashmë prej një viti e gjysëm mbetet problemi më i madh i Lindjes së Mesme. Ndërkohë, mospërmbushja e marrëveshjes së Gjenevës për zgjidhjen e konfliktit në Siri, vë në pikëpyetje zbatimin e parimeve themelore të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me luftën kundër terrorizmit.
Sipas njoftimit të kanalit televiziv “Al-Arabia”, lideri shpirtëror suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei urdhëroi për ndërprerjen e veprimtarisë terroriste globale. Urdhëri formal u dha nga komanda e Gardës Islamike Revolucionare, që mbikqyr operacionet diversante jashtë vendit.
Në Damask opozita zhvilloi një konferencë "Mbi shpëtimin e Sirisë". Atë e organizoi Komiteti Koordinues Kombëtar. Më parë, Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov mbështeti mbajtjen e këtij forumi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kundërshtarëve të presidentit Bashar Al-Assad.
Vrasja e ambasadorit amerikan Chris Stevens në qytetin e Libisë Bengazi ishte planifikuar më përpara. Këtë version japin si përfaqësuesit zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë, të cilët dëshirojnë të mbeten anonim, ashtu dhe mediat izraelite.
"Al-Qaeda" akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e luftës kundër Islamit. "Përgatituni për Holokaustin" - i paralajmëroi myslimanët amerikanë përfaqësuesi i saj në SHBA Adam Gadahn. Vitin e kaluar ai u rendit në listën e 10 terroristëve më të kërkuar në botë.
Në përvjetorin e njëmbëdhjetë të shkatërrimit të
11 vjet më parë terroristët, duke rrëmbyer katër aeroplanë pasagjerësh, dy prej tyre i drejtuan drejt rrokaqiejve të Manhattan. U shkatërruan kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë.
Të paktën 10 persona gjetën vdekjen dhe 45 të tjerë u plagosën si rezultat i shpërthimit të një bombe në veriperëndim të Pakistanit. Kjo ndodhi në një treg të mbushur plot me njerëz në qytetin Parachinar.
Në ishullin francez të Korsikës natën duke u gdhirë e hëna në shtatë supermarkete shpërthyen bomba. Si rezultat i shpërthimeve nuk u lëndua njeri, godinat e dyqaneve pësuan dëme të vogla.
Shtypi amerikan njofton se arma kimike siriane po transferohet nga një bazë ushtarake pranë Damaskut në qytetin port Tartus.
Makina e ngarkuar me eksploziv shpërtheu në një rajon kryesisht të krishterë të Damaskut Dzharamana, njofton agjencia siriane e lajmeve SANA.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2012
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2012
1
2
4
5
6
7
8
9
12
15
16
17
18
19
20
21
22
23
25
26
28
29
30