Rusia do të bëjë gjithçka që ka mundësi që në bashkëpunim energjetik me Bashkimin Evropian të mos ketë vështirësi. Për këtë Presidenti Vladimir Putin deklaroi në takimin me Kreun e Serbisë Tomisllav Nikoliç. Lideri serb mbërriti në Soçi me ftesë nga Presidenti i Rusisë. Vladimir Putin, nga ana tjetër, mori një ftesë për në Serbi në ceremoninë e fillimit të ndërtimit në këtë vend të gazsjellësit "Rrjedha e Jugut" (ang. "South Stream", rus. «Южный поток»).