×
muzeume, Nëntor 2012
Dje në Moskë, në Ambasadën italiane, u prezantua faksimili i "Kodit të fluturimit të zogjve" të Leonardo da Vinçit në kuadrin e programit "Exhibitaly - kryeveprat e Italisë sot".
Rusia, muzeume, Italia, dorëshkrim
Kryevepra e piktorit të famshëm Rubens nuk ruhet në Vjenë, por në një muze provincial rus. Kjo deklaratë e bërë nga Drejtori i Muzeut Shtetëror të Arteve Figurative të Irbit shkaktoi efektin e shpërthimit të një bombe në botën e artit, por ekspertët janë megjithatë mjaft skeptikë ndaj "sensacioneve" të tilla.
Origjina e shtetit të lashtë rus - kjo është tema e ekspozitës unikale në Muzeun Historik në Moskë, e cila do të jetë e hapur deri më 28 shkurt. Organizimi shtetëror rus daton që nga viti 862 - pikërisht nga koha e ardhjes së variagut Rjurik në fronin mbretëror në Novgorod. Ekspozita është quajtur "Shpata dhe Zlatniku" (russ. «Меч и Златник»).
Eksponatet unikale prej qelibari, të krijuara me duart e mjeshtrave rusë nga qyteti më perëndimor i vendit - Kaliningrad, janë ekspozuar në Muzeun e Luvrit në Paris. Rusët, ndër 300 kompani të ndryshme nga e gjithë bota, marrin pjesë këtu në Sallonin (Panairin) Ndërkombëtar të Trashëgimisë Kulturore (nga 7-11 nëntor).
Qendra e famshme ruse në gjithë botën e miniaturave të pikturuara me llak në fshatin Paleh të rajonit Ivanovo do të marrë një ndërtesë të re për muzeun e vet. Kompleksi ekspozues do të konstruktohet në stilin e shekullit të XIX-të. Në gjashtë salla të mëdha do të vendosen të gjitha kryeveprat që nuk janë ekspozuar më parë për publikun e gjerë.
Shën Petersburgu do të presë disa nga ndeshjet dhe një gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 në një nga stadiumet më të mëdha të Rusisë. Projekti unikal është zhvilluar nga arkitekti japonez Kisho Kurokawa. Fusha e stadiumit dhe çatia do të jenë të lëvizshme.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
1
3
4
5
7
9
10
11
12
13
14
16
17
18
19
20
22
23
24
25
26
27
28
29