×
muzeume

Muzeu dedikuar luftës në Afganistan dhe konflikteve të tjera lokale, në të cilat janë përfshirë trupat sovjetike dhe ruse, do të hapet në territorin e Pokllonnaja Gara në Moskë në vitin 2016. Për këtë njoftoi të shtunën Drejtori i Muzeut Qendror të Luftës së Madhe Patriotike, Vladimir Zabarovskij.

Rusia ka akorduar një milion dollarë për Fondacionin polak "Auschwitz-Birkenau". Planifikohet që të ardhurat nga fondet e mbledhura të përdoren për restaurimin dhe mirëmbajtjen e objekteve ekspozuese të muzeut të vendosur në ish-kampin nazist të vdekjes.

Fillimisht çifligu i madh Arhangelskoje në periferitë e Moskës quhej Upollozje, ai mbante mbiemrin e fisnikut (aristokratit) Aleksei Upollockij - pronarit të një çifligu fare të vogël. Me ndërtimin atje të Kishës së Kryeengjëllit Mihail (russ. Архангель - Arhangel që shqipërohet si kryeengjëll) u duk edhe emri tjetër i tij - çifligu Arhangelskoje.

Në çifligun "Jasnaja Poljana" (russ. "Ясная Поляна"), që ndodhet pak kilometra nga qyteti i Tula, u lind dhe jetoi për gati 60 vjet të jetës së tij shkrimtari i madh dhe mendimtari rus Lev Tolstoi. Në mesin e shekullit XVIII atë e bleu stëgjyshi i Lev Tolstoit - Kniazi (Princi) Vollkonskij.

Pablo Picasso, Francis Bacon, Richard Prince, Jeff Koons, Banksy, Tracey Emin ... Veprat e piktorëve bashkëkohorë më të njohur në botë gjithkush që dëshiron mund t’i shohë në Muzeun Multimedia Art të Moskës.

Në Pallatin perandorak të Shuvalov në Shën Petersburg u krijua muzeu privat dedikuar artit të mrekullueshëm të argjendarisë të mjeshtrit Karl Faberge, bashkëkohësve dhe pasuesve të tij.

Gjykata e Bukureshtit filloi sërish seancat e dëgjimit për çështjen e 6 qytetarëve rumunë të akuzuar për vjedhjen e 7 pikturave nga Muzeu i Artit Roterdam-Kunsthal, njoftojnë të martën mediat lokale.

Muzeu i Vincent van Gogh në Amsterdam njoftoi mbi zbulimin e një vepre të re të piktorit.

Banorët e Shën Petersburgut do të kenë mundësinë të vlerësojnë veprat e artit të aktorit të njohur amerikan Sylvester Stallone, i cili u bë i famshëm në sajë të filmave të tillë si "Rambo" dhe "Rocky".

Kopja e ndërtesës më të vjetër prej druri në Holandë - shtëpia e banimit për punëtorët, në të cilën në vitin 1697 jetoi inkonjito Cari rus Pjetri I gjatë kohës kur mësonte profesionin e tij në kantjeret e ndërtimit të anijeve - do të ndërtohet në muzeun-rezervat të Moskës "Kollomenskoje" nga një ekip inxhinierësh holandezë.

Në Rumani një pjesë e një kazerme të një njësie ushtarake, ku u pushkatuan ish-Udhëheqësi i shtetit Nikolai Çaushesku (rum. Nicolae Ceauşescu) dhe bashkëshortja e tij Elena, po shndërrohet në muze.

Në Letoni si pasojë e një zjarri që ra mbrëmë në rezidencën e Kryetarit të shtetit - Kalanë e Rigës - u dëmtua një pjesë e eksponateve të muzeut.
Në Muzeun e Moskës u hap ekspozita e modës ruse të shekujve XIX-XX, duke filluar që nga periudha e Perandorisë dhe duke përfunduar me vitet ‘90 të shekullit të kaluar.
Shtëpia e kukullës Barbie me madhësinë e një shtëpie reale u hap në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin në sfondin e protestave të feministeve.
Sot në Varshavë (Poloni) u zhvillua ceremonia e hapjes së një sërë
"Së bashku drejt së ardhmes" - kjo është motoja e Vitit të ndërsjelltë Rusi-Holandë, hapja zyrtare e të cilit iu përkushtua vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin në Holandë. Si vend i organizimit të ceremonisë së rastit u zgjodh Hermitage në Amstel - filiali i muzeut të famshëm rus Ermitazh të Shën Petersburgut në Amsterdam, ku është hapur ekspozita dedikuar Perandorit rus Pjetrit I (Pjetri të Madh).
Ministria e Kulturës e Rusisë, Qeveria e Moskës si dhe një sërë muzeumesh në Moskë në periudhën 17 prill - 22 maj të vitit 2013 do të zhvillojnë ekspozitën "Aleksei Remizov.
Të mërkurën më 27 mars Drejtori i Muzeut Louvre, Henri Loyrette, në një takim me gazetarët njoftoi se në Louvre të Parisit pas vitit 2015 do të hapet salla e artit dhe kulturës ruse.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30