×
muzikë, Gusht 2013

I ringjallur dy vjet më parë nga kanali televiziv privat polak Polsat, Festivali muzikor i njohur në të gjithë Evropën me emrin Sopot Top of the Top Festival 2013 këtë vit për herë të parë ka bashkëpunuar me një partnere të huaj mediatike, e cila i siguroi atij pasqyrimin mediatik ndërkombëtar. Kjo partnere ishte Kompania Transmetuese Shtetërore Multimediale "Zëri i Rusisë".

Nesër do të fillojë Sopot Top of the Top Festival. Më 23-24 gusht audienca në sallë dhe audienca e kanalit televiziv Polsat në Poloni si dhe jashtë vendit do të shohin dhe do të dëgjojnë yjet e skenës muzikore botërore.

Festivali Ndërkombëtar i Këngës në Sopot, i cili për dekada me radhë ka qenë mjaft i popullarizuar në mesin e rusëve, përjetoi, po ashtu si dhe vetë Polonia, shumë metamorfoza. Ai ka ndryshuar emrin e tij, organizatorët, partnerët e TV, skenat, mënyrën e financimit. I pandryshuar mbeti vetëm "Bilbili i qelibartë" - Çmimi kryesor i festivalit.

Lady Gaga lansoi New Single "Applause" përpara afatit të planifikuar. Këngëtarja e shpjegoi vendimin e saj me faktin se kënga ishte postuar nga hakerët në Internet.

Një fans i grupit suedez të muzikës pop "ABBA" shiti koleksionin e tij prej 25.000 objektesh të ndryshme - albume muzikore, postera dhe suvenire - për 86.000 $.

Anëtarët e grupit muzikor amerikan "Bloodhound Gang", të cilët përdhosën flamurin rus në skenë, nuk do të mund të hyjnë në Rusi për 5 vitet e ardhshme, njoftoi Shërbimi Federal i Migracionit.

Në qytetin kryesor të Skocisë pritet të hapet Festivali Ndërkombëtar i Edinburgut (Edinburgh International Festival). Evenimenti 3-javor i artit performues zhvillohet këtë vit për të 67-tën herë.

Në Kaliningrad po starton Festivali i 8-të Ndërkombëtar i Xhazit me pjesëmarrjen e yjeve botërore dhe artistëve të rinj të talentuar nga Rusia, Gjermania, Polonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
3
4
5
6
7
8
10
11
12
14
15
16
17
18
19
20
23
24
25
27
28
29
30
31