Shkencëtarët rusë të biologjisë molekularë kanë gjetur një mënyrë të shpejtë dhe të saktë për të "dërguar" medikamentet antikancer në qelizën e metamorfizuar të kancerit - për ta goditur atë mu në bërthamë. Ndërkohë që kanë krijuar edhe "mjetin e transportit" për këtë. Ajo mund të ndihmojë për luftimin e shumë llojeve të kancerit. Ndërkohë që efektet anësore të medikamenteve gjatë aplikimit të kësaj shpikje janë reduktuar pothuajse deri në zero.