Shkencëtarët siberianë kanë testuar me sukses mbi organizmin e vet "tabletën e rinisë së përjetshme". Dhe kjo nuk është aspak një shaka e lidhur me ditën e 1 Prillit. Medikamenti i quajtur G5 u zhvillua fillimisht si një ilaç për trajtimin e cirozës së mëlçisë. Por në praktikë doli se sfera e përdorimit të tij është shumë më e gjerë. Sensacion të vërtetë shkaktoi efekti i përtëritjes, rinimit të organizmit, që jep medikamenti G5.