×
mjekësia, Shkurt 2013
Onkologët rusë gjetën një metodë për të shpëtuar jetët e miliona pacientëve me kancer të mushkërive. Ata do të trajtohen në mënyrë të adresuar (individuale). Çdo pacient do të ketë "pasaportën e tumorit" dhe skemën e vet individuale të terapisë në varësi të historisë së sëmundjes dhe prognozës. Me kalimin e kohës ky zhvillim mund të aplikohet për të gjitha llojet e tumoreve malinjë.
Në kryeqytetin e Republikës së Tartarstanit, Kazan, kanë filluar të bëjnë operacione në bazë të një metode të re unikale. Pacientët me sëmundje ishemike të arterieve të gjymtyrëve të poshtme, me dëmtime të enëve të gjakut dhe nervave periferike nuk do të kenë më nevojë t’i nënshtrohen kurseve të gjata të terapisë medikamentoze.
U zhvillua një detektor unikal, i cili mund të ndihmojë për evidentimin madje dhe të tumoreve fare të vogla në fazat e hershme të sëmundjes dhe t’i luftojë me sukses ato. Ai u krijua nga shkencëtarët rusë, që punojnë në Large Hadron Collider (Ndeshës i Madh i hadroneve), në laboratorin e fizikës së energjisë së lartë - CERN (russ. ЦЕРНе). Përkatësisht mundësive dhe veçoritë të veta kjo pajisje nuk ka analogë në botë.
Çmimi i Presidentit të Rusisë me shumë prej 61.600 € në fushën e kimisë iu dha Doktores së Shkencave Kimike, Nadiezhda Bokaç, për zhvillimin nga ana e saj të metodës së kurimit të tumoreve me përdorimin e platinit.
Eliksiri i vërtetë i rinisë së përjetshme u zhvillua prej shkencëtarëve nga qyteti rus i Novosibirskut. Ata kanë krijuar një preparat unikal që e detyron trurin e njeriut të prodhojë qeliza burimore (embrionale, staminale). Këto të fundit nga ana e vet janë të afta të ripërtërijnë organet e sëmura në trupin e pacientit. Preparati çudibërës e lejon njeriun të mbetet i ri dhe i shëndetshëm në çdo moshë.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
1
2
3
4
5
7
9
10
12
13
14
15
16
17
18
20
21
22
23
24
26
27
28