×
mjekësia, 2013

Studimi i shkencëtarëve nga Universiteti i Tel Avivit përmblodhi në bazë shkencore hezitimin e femrave në shekullin XXI për të patur fëmijë: rezulton se procesi i lindjes është kaq i vështirë për gjininë e mrekullueshme, sa që depresioni post-natal është i krahasueshëm me stresin post-traumatik, specifik për pjesëmarrësit në veprimet luftarake, viktimat e përdhunimit dhe akteve terroriste.

Të paktën dy pacientëve në Japoni u kanë transfuzuar gjakun e një dhuruesi të infektuar me HIV.

Në Hungari një grua shtatzënë, e cila u diagnostikua me vdekje të trurit, lindi një fëmijë plotësisht të shëndetshëm.

Një fermer italian u sëmur rëndë: për një kohë të gjatë ai kollitej dhe nxirrte gjak nga goja, duke humbur 35 kg peshë brenda një viti.

Shkencëtarëve rusë iu dha Çmimi ndërkombëtar Galien (The Prix Galien) - ekuivalent i Çmimit Nobel në fushën e Biofarmaceutikës. Ata zhvilluan të ashtuquajturin "nanotransportues", i cili mundëson dërgimin qëllimsynues të medikamentit në një pjesë të caktuar të qelizës së prekur.

Shkencëtarët e Novosibirskut nga Instituti i Kërkimeve të Imunologjisë Klinike të Degës siberiane të Akademisë së Shkencave të Rusisë kanë zhvilluar vaksinën kundër kancerit.

Studjuesit në Britaninë e Madhe deklarojnë se kanë bërë një hap të madh drejt zhvillimit të një trajtimi efektiv të sëmundjes së Alzheimer-it dhe sëmundjeve të tjera të trurit.

Çmimi Nobel për fiziologji ose mjekësi për vitin 2013 iu dha James Rothman dhe Randy Schekman nga SHBA-ja dhe shkencëtarit gjerman Thomas Sudhof për zbulimet në lidhje me mekanizmin e rregullimit të ndërveprimeve midis qelizave.

Një operacion me të vërtetë unikal i bënë një fëmije në zemër kirurgët siberianë. Specialistët e Institutit Kërkimoro-Shkencor të patologjive të qarkullimit të gjakut në Novosibirsk për herë të parë eliminuan anomalinë kongjenitale kardiake në zemrën e pacientit, që vazhdonte të rrihte, me anë të metodës së zhvilluar prej tyre. Pacienti i ri u kthye në shtëpi po në ditën e operacionit kirurgjikal dhe tashmë është krejtësisht i shëndetshëm.

Në qytetin amerikan të Little Rock autoritet mbyllën parkun ujor të argëtimeve Willow Springs menjëherë pasi në organizmin e 12-vjeçares Kali Hardig depërtoi një amebë liqeni - Naegleria fowleri, e cila ushqehet me qelizat e trurit të njeriut.

Ndoshta, së shpejti, të gjithë banorët e planetit do të mund të bëhen jetëgjatë. Shkencëtarët janë në prag të zbulimit të kohëzgjatjes së rinisë së njeriut. Janë përcaktuar disa mënyra për arritjen e këtij qëllimi.

Në SHBA dy pacientë të sëmurë me SIDA pas transplantimit të palcës kockore ka gjasa të kenë shpëtuar përgjithmonë nga virusi HIV.

Qeveria britanike ka njoftuar se këtë vit do të përgatisë një projektligj që lejon fekondimin artificial me përzierjen e gjeneve të tre personave.
Shkencëtarët japonezë janë duke planifikuar transplantin e organeve të kafshëve tek të sëmurët. Këshilli për politikën shkencore dhe teknologjike i qeverisë së Japonisë i rekomandoi ministrave të lejojnë zhvillimin e një studimi në shkallë të plotë në këtë fushë. Kjo do të thotë se në të ardhmen dhuruesit më të kërkuar për dhurimin e organeve mund të jenë, për shembull, derrat, të cilët anatomikisht dhe gjenetikisht janë një nga speciet më të afërta me njeriun.
Mjekët kanadezë kanë krijuar një model matematik të veçantë q
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka përfshirë në listën e kërcënimeve globale, të cilat i kanosen njerëzimit, koronavirusin që shkakton pneumoninë atipike (SARS - Sindroma Akute e Frymëmarrjes). Më 28 maj në Francë është regjistruar edhe një tjetër rast i prekjes së njeriut nga kjo sëmundje fatale.
Dietologët rusë kanë përdorur tashmë një metodë të re për të luftuar obezitetin (ndryshe mbipeshën). Dhjamosja është një epidemi e cila ka gjetur përhapje të gjerë në shumë vende Perëndimore dhe disa Lindore, për shembull, në Indi. Ajo mund të shërohet me ndihmën e preparatit të ri të zhvilluar rishtas nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe psikologëve.
5 pacientë të paralizuar në Skoci kanë treguar shenja shpresëdhënëse rikuperimi pas kryerjes së një terapie eksperimentale me përdorimin e qelizave burimore (staminale).
Mjekët rusë tashmë mund të studiojnë trurin e njeriut me ndihmën e fushës elektromagnetike. Kjo metodë do të ndihmojë kurimin e sëmundjeve të tilla si epilepsia dhe sëmundja e Parkinsonit.
Pas studimit të imtësishëm të mekanizmave të ndarjes së membranave qelizore do të bëhet i mundur trajtimi i sëmundjeve të rënda neurologjike. Proteina përgjegjëse për këtë ndarje po studiohet nga një grup bioelektrokimistësh nga Rusia, India dhe disa vende të tjera.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
12
13
14
15
16
17
18
19
20
22
23
24
26
27
31