×
Vladimir Putin, Shkurt 2014

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka udhëzuar qeverinë të vazhdojë kontaktet me partnerët ukrainas për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike.

Presidenti rus Vladimir Putin nxorri përfundimet e Olimpiadës triumfale për Rusinë. Në intervistën e vet me disa kanale televizive ruse Kryetari i shtetit theksoi se vetëm me sukseset në Soçi puna nuk u kufizua. Që tani po rikthehen përsëri në Rusi ekspertët vendas të klasit të lartë në fushën e sportit. Nuk ka asnjë dyshim se Lojrat e XXII Olimpike Dimërore do t'i japin një impuls të fuqishëm zhvillimit të kulturës masive fizike në Rusi.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një intervistë për kanalet televizive ruse e ka lidhur kritikën e Olimpiadës së Soçit në mediat e huaja me objektivat e propagandës anti-ruse.

Presidenti amerikan Barack Obama i telefonoi homologut të tij rus Vladimir Putin "për të diskutuar çështjet aktuale të axhendës dypalëshe dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe situatën në Ukrainë", njofton shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin me kërkesë të Presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviç po dërgon në Kiev ombudsman-in Vladimir Llukin si ndërmjetës në negociatat me opozitën.

Sekretari për shtyp i Presidentit rus Vladimir Putin, Dimitri Peskov, tregoi për bisedën telefonike të Kryetarit të shtetit me homologun e tij ukrainas Viktor Janukoviç natën e kaluar, pa bërë publike gjatë kësaj detaje të dialogut të politikanëve.

Zyrtarët sportivë amerikanë kanë shprehur admirimin e vet përkatësisht organizimit dhe zhvillimit të Lojrave Olimpike në Soçi. Falenderimin për mikpritjen e ngrohtë ata ia kanë shprehur personalisht Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin, i cili vizitoi të premten Shtëpinë amerikane në Parkun Olimpik.

Rusia u përball me manifestimin e atavizmave të teorisë së dekurajimit (frenimit) nga ana e disa vendeve gjatë përgatitjes së Olimpiadës, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin zhvilloi bisedime me Presidentin ukrainas Viktor Janukoviç. Takimi u mbajt në mbrëmje vonë të premten në kuadër të ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi, njoftoi Zëdhënësi i Presidentit rus.

"Olimpiada në Soçi është një festë e vërtetë për të gjithë adhuruesit e sporteve në botë", - theksoi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në filmin "Filozofia e rrugës së butë", të shfaqur në kanalin televiziv "Russia 1".

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës janë në rritje. Kjo është deklaruar nga Presidenti Vladimir Putin në një takim në Soçi me Kryetarin e Republikës Popullore të Kinës (RPK) Xi Jinping. Të dy udhëheqësit diskutuan bashkëpunimin dypalësh në sferën ekonomike, politike dhe ushtarake.

Presidenti amerikan Barack Obama nuk i quan aspak "të ftohta" marrëdhëniet e tij me Presidentin rus Vladimir Putin. Për këtë ai tregoi në intervistën e vet me gazetarët televizivë amerikanë.

Presidenti rus Vladimir Putin të premten në stadiumin "Fisht" në Soçi në 20:14, sipas orës së Moskës, do të deklarojë të hapura Lojrat e XXII Olimpike Dimërore. Gjatë ceremonisë solemne të hapjes do të ndizet Pishtari kryesor Olimpik.

Presidenti rus Vladimir Putin falenderoi partnerët e huaj për ndihmën e dhënë në garantimin e sigurisë së Lojrave Olimpike në Soçi.

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi leopardin brenda në kafaz dhe përkëdheli grabitqarin e bukur. Kryetari i shtetit arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me kafshën, ndërsa disa gazetarë nuk e bënë dot këtë.

Situatën në Ukrainë dhe çështje të tjera diskutuan me telefon Kryeministri britanik David Cameron dhe Presidenti rus Vladimir Putin. Në qendër të vëmendjes së tyre ishin dhe tema e zgjidhjes së krizës siriane dhe programi bërthamor i Iranit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
1
2
3
5
9
10
11
13
14
16
17
18
21
23
24
26
27