×
Vladimir Putin, Janar 2014

Pala ruse i propozon kolegëve nga Bashkimi Evropian për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë mes BE-së dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, e cila po formohet aktualisht nga Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani, njoftoi Presidenti rus Vladimir Putin në bazë të përfundimeve të Samitit BE-Rusi.

Në Bashkimin Evropian shpresojnë se në takimin e ardhshëm BE-Rusi, që do të mbahet në Soçi, palët do të mund të rikthehen tek përparimi në marrëdhëniet e ndërsjellta, deklaroi sot Kryetari i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit të sotëm në Bruksel.

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë më 28 janar Brukselin, ku do të mbahet takimi i 32-të në nivel të lartë Rusi-Bashkimi Evropian, njofton shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Moska, me sa duket nga të gjitha, është pranë përfundimit të përgatitjes së vizitës së Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Iran. Gjithsesi, sipas burimeve të mirëinformuara ruse dhe iraniane, udhëtimi i tij do të realizohet në të ardhmen e parashikueshme. Me shumë gjasa, vizita do të bëhet pas Olimpiadës Dimërore në Soçi. Ajo do të zgjasë nga 7 deri më 23 shkurt.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shprehu shpresën se Rusia do të luajë një rol qendror në rregullimin e problemeve të Lindjes së Mesme.

"Mbajtja e Olimpiadës Dimërore në Soçi është një shtysë për zhvillimin e sportit masiv në vend", - deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë dhënë kanalit televiziv "Rusia" (russ. "Россия").

Në Rusi nuk ka asnjë përgjegjësi penale apo administrative për marrëdhëniet homoseksuale, si në shumë vende të tjera, por ekziston megjithatë ndalimi për promovimin e homoseksualitetit dhe pedofilisë në mesin e të miturve, deklaroi Presidentin rus Vladimir Putin.

Rusia do të marrë pjesë në projektin për modernizimin dhe rritjen e kapacitetit të centralit bërthamor hungarez "Paks", i cili është vlerësuar në gati 10 miliardë euro. Hungaria, nga ana e saj, do të përmbushë të gjitha detyrimet e veta për pjesëmarrjen në ndërtimin e tubacionit të gazit "South Stream" ("Rryma Jugore").

Rusia dhe Hungaria nënshkruan një marrëveshje ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në fushën e energjisë atomike për qëllime paqësore, e cila parashikon ndërtimin e dy reaktorëve të rinj në centralin bërthamor "Paks".

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin u përfshi në listën e 11 liderëve shtetërorë më sportivë të hartuar prej botimit amerikan "The Health Fitness Revolution".

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në qytetin e Vollgogradit, ku në fund të vitit të kaluar ndodhën dy shpërthime që morrën jetët e 34 njerëzve.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
16
19
20
21
22
25
26
27
29
30
31