×
Vladimir Putin, 13 shtator 2013

Rusia e vlerëson Iranin si një partner të mirë dhe është e gatshme të zhvillojë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe të zgjidhë me përpjekje të përbashkëta problemet komplekse rajonale, deklaroi Presidenti Vladimir Putin në një takim në Bishkek me homologun e tij iranian Hassan Rouhani.

Rusia përshëndet gatishmërinë e Iranit për të avancuar në drejtim të zhgjidhjes së programit bërthamor, duke treguar një transparencë më të madhe, deklaroi sot Presidenti rus Vladimir Putin në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait.

Kandidatura e Vladimir Putinit mund të propozohet për Çmimin Nobel për Paqen. Informacioni në lidhje me këtë u përhap nga disa media ruse dhe të huaja. Komiteti i Çmimeve Nobel nuk i ka konfirmuar e as mohuar këto zëra, duke theksuar vetëm se "emrat e kandidatëve mbahen rreptësisht sekretë".

Presidenti rus Vladimir Putin përsëriti qëndrimin e Moskës mbi papranueshmërinë e ndërhyrjes ushtarake në Siri.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
2
7
8
9
10
14
15
21
22
28
29