×
Vladimir Putin, 6 shtator 2013

Marrëdhëniet ruso-italiane janë duke u zhvilluar dhe kjo do të vazhdojë, u vu në dukje në takimin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe Kryeministrit të italisë, Enrico Letta, në Samitin e "G-20" në Shën Petersburg, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" korespondentja e Agjencisë italiane të lajmeve "TM news", Cristina Giuliano.

Rusia do të ndihmojë Sirinë në rast të një sulmi të jashtëm ushtarak në këtë vend, deklaroi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Destabilizimi i situatës në Lindjen e Mesme në kohë të vështira për nga pikëpamja ekonomike është joproduktiv, pasi ky rajon furnizon botën me burime energjetike, deklaroi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një konferencë shtypi në bazë të përfundimeve të Samitit "G-20".

Presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vladimir Putin dhe Barack Obama, kanë rënë dakord të vazhdojnë kontaktet në nivelin e Ministrive së Punëve të Jashtme mbi një sërë çështjesh që lidhen me Sirinë, njoftoi ndihmësi i Kryetarit të shtetit rus, Juri Ushakov.

Liderët e "G-20" mendojnë se rritja ekonomike mund të arrihet nga ndërveprimi i qeverisë, biznesit dhe sindikatave.

Ekonomisë botërore i nevojitet një zhvillim i qëndrueshëm, dhe jo vetëm sigurimi kundër përsëritjeve akute të krizës, deklaroi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në sesionin e dytë të Samitit të "G-20".

Dita e dytë dhe e fundit e Samitit të "G-20" në Shën Petersburg i dedikohet luftës kundër papunësisë, si dhe stimulimit të investimeve dhe rritjes ekonomike.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
2
7
8
9
10
14
15
21
22
28
29