×
Vladimir Putin, 4 shtator 2013

Rusia ka pezulluar për momentin dërgimin e komplekseve raketore "S-300" në Siri, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë për kanalin televiziv rus Pervij Kanal ("Первый Канал") dhe agjencinë e lajmeve Associated Press, të cilën ai e dha në prag të samitit të "G-20".

Moska propozon diskutimin e situatës së tensionuar rreth Sirisë në samitin e "Njëzetëshes së Madhe". Këtë e dekalroi Presidenti rus Putin në një intervistë për "Pervij Kanal" (Kanali i Parë) të radiotelevizionit rus dhe agjencinë amerikane të lajmeve AP (Associated Press).

Në një takim me gazetarët e agjencisë së lajmeve Associated Press dhe të kanalit televiziv rus "Pervij Kanal" ("Первый Канал") të mërkurën më 4 shtaor, Presidenti rus tha se përkundër mosmarrveshjeve që lindin, marrëdhëniet e shërbimeve të zbulimit të Rusisë dhe SHBA-së po zhvillohen me sukses.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se ai nuk e përjashton vendimin pro nga ana e Moskës për operacionin ushtarak në Siri, nëse faji i Damaskut për përdorimin e armëve kimike do të provohet, por vetëm me miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
2
7
8
9
10
14
15
21
22
28
29