×
Vladimir Putin, 2013

Gazeta britanike "The Times" e shpalli Presidentin rus Vladimir Putin "Njeriu i Vitit" në rang ndërkombëtar.

Rusia ia hyri punës për vënien në dezhurn luftarak të komplekseve raketore të bazimit në galeri nëntokësore të brezit të ri, tha Presidenti Vladimir Putin në një takim me anëtarët e qeverisë.

Politikani i Vitit në Rusi u bë sërish Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka marrë mbështetjen e 44% të rusëve, njoftoi Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Mbarëruse të Hulumtimit të Opinionit Publik, Valeri Fjodorov.

Qeveria e Federatës Ruse do t’i japë në vitin 2014 Bjellorusisë mjete suplementare hua deri në 2 miliardë $, njoftoi të mërkurën Presidenti rus Vladimir Putin.

Parlamentari britanik George Galloway e ka quajtur Presidentin rus Vladimir Putin "Njeriun e Vitit". Ai shtoi se Putini meriton Çmimin Nobel për Paqe për qëndrimin e Rusisë ndaj problemit të Sirisë.

Në fillim të dhjetorit ndërroi jetë ish-Presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela. Para Mandelës vdiq nga një sëmundje e rëndë Presidenti më karizmatik i botës bashkëkohore, venezueliani Hugo Chavez. Italianët dëbuan nga Parlamenti ish-Kryeministrin Silvio Berluskoni. Kurse në Australi humbi postin e vet Kryeministrja e parë femër, Julia Gillard.

Mihaill Hodorkovskij (Mikhail Khodorkovsky) u largua nga territori i kolonisë së qytetit Segezha të Karelia-s. Për këtë njoftoi avokati i ish-Kreut të kompanisë së naftës "Jukos", Vadim Kljuvgant.

Ish-Kreu i kompanisë së naftës "Jukos" Mihaill Hodorkovskij (Mikhail Khodorkovsky), i falur me dekret të Presidentit të vendit, menjëherë pas lirimit nga burgu u nis me avion për në Gjermani, njoftoi Zyra e shtypit e Shërbimit Federal të Burgjeve.

Agjencitë botërore komentojnë aktivisht deklaratat e bëra nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në konferencën e përvitshme të madhe për shtyp në Moskë, e cila u mbajt më 19 dhjetor dhe zgjati më shumë se katër orë. Transmetimin e drejtpërdrejtë të saj e ka ndjekur me vemendje të përqendruar publicisti çek, i specializuar në tematikën ruse, vëzhguesi i botimit autoritativ "Gazeta Ekonomike" ("Hospodářské noviny") Ondřej Soukup.

Ish-Kreu i kompanisë së naftës "Jukos" Mihaill Hodorkovskij (Mikhail Khodorkovsky) sot u largua nga kolonia në Karelia, ku po vuante dënimin në bazë të akuzave për mashtrim dhe evazion fiskal, njoftoi avokati i tij, duke iu referuar konfirmimit të drejtorisë së kolonisë.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nënshkroi dekretin për faljen e ish-Kreut të kompanisë "Jukos" Mihaill Hodorkovskij, duke e çliruar atë nga kryerja e dënimit me burgim, njofton shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Vendosja e komplekseve raketore "Iskander" në rajonin e Kaliningradit, marrëdhëniet e ndërsjellta me Ukrainën, nismat ndërkombëtare të Moskës, programi bërthamor iranian, fati i mëtejshëm i Edward Snowden. Këto dhe dhjetra tema të tjera u komentuan hollësish dhe mjaft gjerësisht nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjatë konferencës së nëntë të madhe për shtyp, e cila u mbajt më 19 dhjetor në Moskë.

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin përfundoi konferencën e shtypit, e cila zgjati plot 4 orë. Gjatë kësaj kohe ai iu përgjigj dhjetëra pyetjeve të gazetarëve të mediave ruse dhe të huaja.

"Ne sigurisht preokupohemi për gjendjen e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit", - tha Presidenti rus Vladimir Putin gjatë konferencës së madhe për shtyp në Moskë.

Presidenti rus Vladimir Putin mendon se sanksionet e reja kundër Iranit, të deklaruara prej Kongresit të SHBA-së, janë kundërproduktive. Për këtë ai deklaroi gjatë konferencës së madhe për shtyp të enjten në Moskë.

Protestat në Kiev u shkaktuan prej luftës së brendshme politike në Ukrainë dhe jo nga çështja të nënshkruhet apo të mos nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me BE-në, deklaroi Presidenti Vladimir Putin në konferencën e madhe për shtyp sot në Moskë.

"Qëndrimi im ndaj ndaj atyre që janë të angazhuar në mbrojtjen e natyrës është tërësisht pozitiv, por është krejtësisht e papranueshme që kjo të shfrytëzohet si burim piari (PR, Public Relations)", - tha Presidenti rus Vladimir Putin, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me qëndrimin e tij personal ndaj aktivistëve të "Greenpeace" në konferencën e madhe për shtyp të së enjtes.

"Qëndrimi im ndaj ndaj atyre që janë të angazhuar në mbrojtjen e natyrës është tërësisht pozitiv, por është krejtësisht e papranueshme që kjo të shfrytëzohet si burim piari (PR, Public Relations)", - tha Presidenti rus Vladimir Putin, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me qëndrimin e tij personal ndaj aktivistëve të "Greenpeace" në konferencën e madhe për shtyp të së enjtes.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth asaj, se çfarë rezultatesh pret Rusia në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi, Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin, gjatë konferencës së madhe për shtyp në Moskë, deklaroi se misioni i Rusisë, si vendit pritës, në radhë të parë, është t’i sjellë gëzim gjithë sportdashësve nga të gjitha vendet.

"Unë personalisht nuk e njoh Snowden dhe nuk jam takuar kurrë me të", - tha Presidenti rus Vladimir Putin duke iu përgjigjur pyetjes, e cila iu drejtua atij, në lidhje me ish-agjentin e CIA-s, Edward Snowden, gjatë konferencës së madhe për shtyp në Moskë.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
4
5
6
7
8
9
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
22
23
25
26
27
28
29
31