Miliona rusë morrën pjesë në shëtitjet popullore dhe aktivitetet politike me rastin e 1 Majit. Ato u zhvilluan në të gjitha qendrat rajonale, në qytete të mëdha e të vogla e në shumë fshatra. Në shumicën e vendeve organizatorë të mitingjeve masive u bënë sindikatat e partitë politike dhe, si gjithmonë, shumë qytetarë dolën thjesht për të shëtitur e për tu argëtuar me familjet dhe njerëzit e tyre të dashur.